Konferenca e I-rë ndërkombëtare "Tako Talente Shqiptare – Meet AlbTalents"

Konferenca e I-rë ndërkombëtare "Tako Talente Shqiptare – Meet AlbTalents", si pjese e Projektit "Meet AlbTalents", u zhvillua, në qytetin e Vlorës, më datat 28-29 Mars me Sloganin:
“Kush do gjen, kush do ben, kush do mbrin”..
"Talenti eshte pasioni per te mbritur endrre, qe ben te lumtur njeriun dhe me te pranishem progresin...ndaj te vrapojme pa u rrezuar dhe te ecim pa u ndalur me koken lart dhe me mendjen ne krye"
Konferenca ishte një kontribut në sfidën e përbashkët të shtetit dhe shoqërisë shqiptare për kthimin e profesionistëve në vend si edhe ri-integrimi efektiv i tyre në mjedisin social, ekonomik dhe politik. Kjo nënkupton procesin e përshtatjes në vendin e origjinës me qëllim që njohuritë dhe eksperienca e akumuluar jashtë vendit t’i shërbejnë jo vetëm progresit individual por njëkohësisht edhe progresit të vendit dhe shoqerise sone.
Vlora nëpërmjet këtij projekti “kandidohet si një laborator kombëtar për monitorimin e fenomenit dhe për të eksperimentuar politikat e rithithjes se tyre. Të rinjtë, akademike, ekspertë, institucione lokale dhe qendrore, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit do të diskutojnë tema dhe zgjidhjet, që do të ndërmerren për të bere te kthyeshme vendimin për të lënë vendin dhe per të kthyer ne vlerë të shtuar përvojën e tyre te fituar jashte vendit.








