Qielli është në duart tona

Në dt 26 Maj 2016, në ambjentet e Hotel Tirana International, Salla Balsha në Tiranë Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillim Rajonal e Lokal organizoi një konferencë mbi vlerat dhe rëndësinë e figurës së Nënë Terezës, Gonxhe Bojaxhiu në prag të shenjtërimit nga Vatikani.
Ky projekt kuptimplotë e ka zanafillën e tij tek një prej rubrikave më të njohura të Qendrës sonë: Leksione Ndërkombëtare të Qendrës CRLDS.
Ky forum lektrimi është pjesë e projektit të Qendrës të titulluar sipas një prej shprehjeve të Nënë Terezës:
“Qielli është në duart tona”
Siparin e projektit, që është ndërkohë edhe eventi i parë në vendin tonë përpara shenjtërimit të Nënë Terezës e celi Dr. Gëzim Alpion, nga Universiteti i Birmingamit i Britanisë së Madhe, i cili mbajti leksionin publik “Nënë Tereza: Sfidat e studimit para dhe mbas shenjtërimit”.














