Fuqizimi i sipërmarrjeve femërore në zonat rurale (Vlorë më Dt 11-12 Shtator 2014)

Një përshkrim i seminarit
Ky seminar është i dyti në serinë e ciklit të seminareve, që Qendra po realizon në vazhdimësi, të cilët së bashku me ciklin e leksioneve “Open lecture”, shërbejnë si instrumenta për realizimin e një prej prioriteteve të Qendrës Strategjisë për periudhën 2014-2015 , që është: ndërtimi i kapaciteteve "Capacity building" të stafit të Qendrës dhe partnerëve të saj, në mënyrë që të arrijë cilësinë në realizimin e misionit të saj.
Në përputhje me nismat e fundit të Komisionit Europian në lidhje me rajonin e gjërë të Adriatik-Jonit, si dhe iniciativave të projekteve të ndryshme qeveritare në këtë kuadër, seminari ishte vazhdim i një faze të një proçesi të gjatë, në të cilin gjejnë vend në mënyrë të virtytshme dinamika ndërveprimi akademik, kompani dhe institucione, shoqëri civile për ngritjen e kapaciteteve njerëzore, infrastrukturore dhe sociale, për të mbështetur promovimin e një kulture inovative të sipërmarrjeve në nivel rajonal dhe lokal.
Qendra gjithashtu synon të krijojë një partneritet më të gjerë, për nisjen e iniciativave të reja projektuale dhe programeve ndërkufitare të kërkimit, arsimit dhe inovacionit në fushën e sipërmarrjes.
Organizator
Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal në bashkëpunim me Ziewers Manfred Theodor.
Objektivi
- Forcimin e kapaciteteve profesionale të personelit të qendrës dhe bashkëpunëtorëve te saj.
- Rritja e efektivitetit të personelit që promovon nxitjen e fuqizimit të grave nëpërmjetë sipërmarrjes si dhe të personelit, që promovon punësimin e grave.
- Rritja e interesit të grave rurale për vetpunësim apo për sipërmarrje në sektorin e bujqesise, në saj të mundësive më të mira të promovimit, si dhe një qasjeje më të mirë në informacion dhe edukim.
- Promovimi i dialogut ndërmjet Qendrës dhe aktorëve publikë, ekonomikë dhe socialë në Qarkun e Vlorës.
Grupi i synuar
Staf i Qendrës, përfaqësues të Shërbimit të punësimit, të Shërbimit të formimit profesional, qarku Vlorë, të shoqatave të sipërmarrjes femërore në Qark, gra të bisnesit, nga fusha e edukimit, Universiteti i Vlorës. Ata në të ardhmen do të përfshihen në zhvillimin e trajnimit në nivel të komunave dhe shkollave, për të nxitur sipërmarrjen.
Metodologjia
Metodologjia është ajo e tipit klasika teoriko/praktike, duke i vendosur konceptet teorike nga ana e trajnuesit, në rethana dhe kontekste të caktuara.
Vendi dhe koha e zhvillimit: Vlorë më 11-12 Shtator 2014
Trajnere: Manfred Theodor Ziewers CV
Për më shumë mbi Trajnerin në vijim CV e tij.
Lehtesuese: Luiza Hoxhaj
B Përmbajtja
Seminari u zhvillua ne pese modulet e meposhteme
- Hyrje
- Korniza Global
- Konkurrenca në nivel rajonal
- Rajoni Vlore
- Kompetencat sipërmarrëse
- Roli i një Agjencisë Rajonale të Zhvillimit Ekonomik në pronësi publike
- Formulimi i rekomandimeve për administratën vendore mbi aktivitete / projekte për të nxitur sipërmarrjen e femrave në zonat rurale në rajonin e Vlorës
- Prezantimi i rekomandimeve - Lehtësuesi Lead Luiza ose Qendra anëtar i ekipit
Wrap-up, vlerësim
C Organizimi i seminarit
- Takimi i punës nuk do të jetë thjesht një leksion ne 2 ditët, por kërkon pjesëmarrjen aktive individuale, grupore dhe punë në shtëpi .
- Do të mund të marrin pjese deri në 15 pjesëmarrës.
- Pjesëmarrësit përfshijnë përfaqësues nga Qendra, nga agjensia e zhvillimit rajonal Vlore, nga administrata lokale, nga shërbimet e punësimit, nga shoqatat e biznesit te grave, nga grupet e investitorëve, shkollat TVET .
Buxhetimi
Qendra dhe Traineri Ndërkombëtar Manfred Theodor Ziewers, cili duke ofruar trajnimin pa pagese, po mbështet fuqishëm shtyllën e Qendrës, atë të “Capacity building”. Kjo mbështetje është shumë e vlerësueshme nga staffi i Qendrës sonë .
Gjuha e seminarit: Anglishtja
Në fund të seminarit u hartuan edhe disa rekomandime të vlefëshme në ketë fushe.



