Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Tako Talentet Shqiptare - Meet AlbTalents

Përshkrimi  

Projekti: “Tako Talentet shqiptare – Meet AlbTalents” i promovuar nga Qendra CRLDS Albania në bashkëpunim me partnerë, lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare synon të favorizojë një reflektim të thellë të karakterit politik, sociologjik dhe antropologjik mbi madhësinë dhe formën që është duke marrë fenomeni i mobilitetit të gjeneratave të reja dhe mbi perspektivën e qarkullimit të talenteve. Në këtë projekt do të angazhojmë edhe struktura si shoqata të ndryshme bisnesi, kompani apo fondacione të cilat punojnë me personel të huaj apo sa ato thithin të rinjë, që kanë studiuar jashtëe si dhe se sa ato e gjejnë të përshtatshëm kapitalin social vendas?

Qendra nëpërmjet këtij projekti “kandidohet si një laborator kombëtar për monitorimin e fenomenit dhe për  të eksperimentuar politikat e rithithjes se tyre. Të rinjtë, akademike, ekspertë, institucione, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit do të diskutojnë tema dhe zgjidhjet, që do të ndërmerren për të bere te kthyeshme vendimin për të lënë vendin dhe per të kthyer ne vlerë të shtuar përvojën e tyre te fituar jashte vendit.

E gjithë kjo, duke qene te bindur se vetëm nëpërmjet gjeneratave të reja, me energjinë dhe shkathtësine e tyre, aftësinë e tyre për të qenë një urë në mes të tashmes dhe të ardhmes, në mes të territorit të origjinës dhe sfidave globale, mund të kthehemi tek rritja,  duke gjeneruar zhvillim dhe mirëqenie te territorit.

Objektivat

Objektivi i pergjitheshem i projektit “Tako Talentet Shqiptare-Meet AlbTalents” është mbi të gjitha ai i krijimit të një mundësie për pjesemarrje dhe ballafaqim midis talenteve te reja shqiptare, qe jane jashte vendit, si dhe atyre që janë kthyer tashmë, krijimi i dialogut me ekspertë dhe institucione, të ndërveprimit me ndërmarrjet shqiptare të interesuara për të njohur dhe vlerësuar eksperiencat ndërkombëtare apo për të dhënë eksperiencate tyre.

Objektivat specifik janë si vijon:

  • Të fokusohemi mbi problemin me të dhëna sa më të azhornuara
  • Të diskutojmë mbi politikat atraktive të ndërmarra në nivel kombëtar dhe mbi të gjitha se cfarë baze ligjore ka për këtë cështje.
  • Të puntojmë mbi inisiativat e lindura dhe realizuara në nivel lokal.
  • Të elaborojmë reflektime mbi atë se si duhet të fuqizohen inisiativa të tilla  dhe të avancohen propozimet në përmasa të tjera të vlefëshme për të bërë atraktiv vendin dhe për të favorizuar qarkullimin e tyre (përtej retorikës së ikjes).
  • Të vendosen marëdhënie midis talenteve jashtë dhe ndërmarrjeve shqiptare apo atyre të huaja, të cilat operojnë në Shqipëri.

Periudha e shtrirjes së projektit: Takim i përvitshem. Edicioni i pare u zhvillua ne periudhen: 2/12/2013 – 30/04/2014.

Vendi ku do të zhvillohet: Vlorë

Target grupi për pjesëmarrje: “Tako Talentet Shqiptare - Meet AlbTalents” u drejtohet të rinjve, sipërmarrësve, akademikeve, kërkuesve, atyre që janë duke kryer studimet e doktoraturës, të diplomuarve, studentëve universitarë, kryesisht të moshës nga 20-40 vjec, me kombësi shqiptare aktualisht të impenjuar jashtë vendit për qëllime studimi apo punësimi, të cilët janë të interesuar të ofrojnë kontributin e tyre intelektual brenda grupeve të punës, që do të krijohen. Përvec kësaj kjo inisiative i adresohet edhe atyre (ish) emigrantëve, që kanë hyrë tashmë në Shqipëri (disa prej tyre kanë marrë përsëri rrugën e kthimit, pra ata, që do të na  thonë se si e vlerësojnë ambjentin e këtushëm), në vecanti por jo vetëm falë nxitësave fiskale të parashikuar nga ligji.

Forma e përdorur: Studime,Takime, Ligjërata, Intervista, kërkim dokumentar dhe Grupe pune.

Temat janë qarkullimi i talenteve, politikat atraktive dhe vlerësuese të kapitalit njerëzor shqiptar dhe të huaj, diskutuar nëpërmjetë debateve dhe tavolinave të rrumbullakta, të cilat do të kenë edhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë, parlamentit, autoriteteve vendore, docentë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, ekspertë të burimeve njerëzore.