“Talentet qarkullojne, ata nuk ja mbathin”
20/03/2014
Intervistë me Luiza Hoxhaj, drejtore ekzekutive e Qendrës së Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal (CRDLS Albania). Ajo është një nga organizatorët e konferencës “Tako Talentet Shqiptare – Meet AlbTalents”, që do të mbahet të më dt 28 dhe 29 Mars në Vlore.
Hoxhaj shpjegon se çfarë kërkon një profesionist i kualifikimit të lartë apo një punëtor i kualifikuar për tu kthyer: “Ata kërkojnë njohje dhe një mjedis, në të cilin të pohojnë veten e tyre. Paga vjen më pas»”. Duhet te shkojmë përtej retorikës së largimit të trurit. Talentet sot nuk ikin, ata qarkullojnë. Pikërish mbi këtë pikë ne duhet të reflektojmë, të përmirësohemi: për të siguruar, që kushdo që ka shkuar të mundet edhe të kthehet. Pse jo edhe që të huajt të vijnë në Shqiperi.” Kemi studiuar emigrimin e trurit, të punëtorëve të kualifikuar su dhe mendimin e të rinjëve për vendin ku duan te studiojnë dhe konstatojmë se: “Ajo që talentet e cdo fushe kërkojnë, më shumë se sa paratë, është një mjedis ku ata të jenë të vlerësuar dhe të vendosur në kushte për të shprehur veten e tyre.”
Zonja Hoxhaj, Cfare pëmasash ka fenomeni i largimit nga Shqipëria?
” Të dhënat thonë se ata të shkojnë rreth 20 mije të diplomuar çdo vit . Dhe numri mbi numrin e përgjithshëm të emigrantëve, përqindja e të diplomuarve është në rritje të vazhdueshme, sipas studimeve te Bankes Boterore apo te IOM. Duhet të pohojmë në këtë rast mungesën e të dhënave zyrtare nga ISTAT. Në një kuptim absolut nuk është e vërtetë, që largohen nga Shqipëria më tepër akademikë apo punëtorë të kualifikuar se sa vendet e tjera të rajonit tonë. Çfarë e bën dallimin është se të gjitha këto talente të cilët emigrojnë, kane në vetvete një fakt pozitiv. Por kjo ka vlerë nese arrijmë ti risjellim ata përsëri, me qellim për t’u pasuruar nga përvoja e tyre. Në fakt ne nuk arrijmë ta bejmë këtë. Ne nuk arrijme as të tërheqim të tjerët nga jashtë. Ky eshte nje problem, te cilit duhet ti japim zgjidhje. Kjo mbetet nje sfide e shtetit dhe shoqerise shqiptare”
Gjithashtu kjo eshte edhe një humbje ekonomike ?
“Sigurisht. Eshte nje humbje e kapitalit njerëzor dhe ekonomik, edhe pse e vështirë të përcaktojmë masën e kësaj humbjeje. Duhet llogaritur se sa kushton për shtetin apo familjet shqiptare (në masë dërmuese në Shqipëri ky është një investim familjar, pa mohuar përpjekjet shtetërore) për të formuar një të ri dhe pastaj të shikojmë atë vlere te pasurise, që gjenerojnë ata jashtë vendit. Edhe pse nuk është e thënë se në Shqipëri do të kishin qenë në gjendje të jepnin të njëjtin kontribut. Ndoshta ketu një i tillë dotë kishte qenë thjesht një i papunë.”
Cilat janë faktorët vendimtar për të bindur një të ri të kualifikuar për të zgjedhur të kthehet ne Shqipëri ?
” Qendra bëri një anketë në mesin e emigrantëve, kryesisht të rinjë, pjesërisht ende jashtë vendit dhe pjesërisht të rikthyer, duke i kërkuar atyre të spiegojnë: cilët janë faktorët, që qëndrojnë pas zgjedhjes së tyre. Jane 110 të tillë të cilët i janë përgjigjur pyetsorit, plus 20 të tjerë të shprehur me vidiomesazhe apo vidio intervista. Midis dy grupeve ka pasur një korrelacion të fortë. Në vend të parë është meritokracia. Jashtë vendit të rinjtë ndihen të vlerësuar jo në bazë të rrjetit të tyre të të njohurve, por bazuar në atë që ata dinë të bëjnë, për aftësitë e tyre. Talenti i tyre njihet dhe për shkak se karrierat atje janë më transparente. Pika e dytë është se ky talent duhet të jetë në gjendje, që të shprehet: të rinjtë duan të kenë mjetet për të bërë më mirë punën etyre. Sepse në qoftë se duhet të konkurrojnë me dikë që lëviz në një mjedis më funksionale, rreziku, sipas tyre, është se “unë nuk do të jemë në gjendje për të dalë fitues, madje edhe për të njëjtat aftësi”. Praktikisht, kjo do të thotë të jetosh në një vend ku hulumtimi financohet, ku ai mbështetet dhe i krijohet mjedis miqësor tolerohet.”
Dhe se sa e rëndësishme është paga ?
” Mesatarisht pagat jashte janë sigurisht më të larta. Por për emigrantët ky faktor është vetëm në vendin e tretë . Edhe ne vende te ndryshme europiane, “Ligji kunder eksod” ka vepruar në këtë pikë me një seri stimujsh të taksave. Një risi kjo e rëndësishme, por jo e mjaftueshme. Përse? Përsëris, prioritet për një talent është që të kemi një aftësi për njohje të vlerave dhe një kontekst, që ofron mjetet teknike dhe kulturore për të punuar mirë dhe për tu përmirësuar. Dëshira për t’u kthyer është pothuajse për të gjithë, për dashuri , për një ndjenjë të përkatësisë, ose për të dhënë një kontribut për vendin e origjinës. Por kjo konkretizohet vetëm në praninë e një mjedisi mbështetës (të favorshëm).”
Një ndryshim me shumë kulturor, si i behet ta inkurajojmë atë ?
“Unë mendoj se aktivitetet e lobimit pozitive, siç janë keto të “Tako Talentet Shqiptare – Meet AlbTalents”, janë të dobishme për të thyer rezistencën për të ndryshuar. Është shumë e rëndësishme për të krijuar një masë kritike, si në Shqiperi ashtu edhe jashtë saj, për të siguruar pastaj, që iniciativa rregullatore dhe jo të gjejnë një terren pjellor per tu zhvilluar. ”
Çfarë është “Tako Talentet Shqiptare-Mee AlbTalents ?
“Tako Talentet Shqiptare – Meet AlbTalents” është një përpjekje për të sjellë së bashku të gjithë aktorët që duan të japin kontributin e tyre për të promovuar qarkullimin e trurit. Nga të rinjtë jashtë vendit, që duan të bejne rrjet (kemi modelin e rrjeti As@an), tek ata që janë kthyer dhe duan të vënë në dispozicion ekspertizën e tyre. Nga deputetët, nga të gjitha palët, të cilët do te mbështesin nje ligj, qe frenon largimin e trurit, nga administratorët lokale, qarqet dhe komunat, të cilat duhet ta shoqërojnë me masa të tjera për tërheqjen e trurit. Për shembull: planifikimi i financimeve për startups, shërbime sociale të dedikuara, apo sportele one-stop shop, si ai që është realizuar në vend. Dhe së fundi, të gjitha kompanitë te cilat janë të vetëdijshme se konkurrueshmeria është e bazuar mbi të gjitha mbi disponueshmërine e kapitalit njerëzor të kualifikuar.”
Disa sugjerime ?
Koha kur do të formulojmë sugjerimet do të jetë konferenca “Tako Talentet Shqiptare – Meet AlbTalents” e 28 dhe 29 Marsit 2014 në Vlore. Do të jenë disa panele, që do të trajtojnë pikërisht këto fusha. Do të diskutohet per praktikat më të mira për tu ndare dhe nga ballafaqimi me talentet e kthyer ne Shqiperi do te dalin propozime legjislative, që do të jepen drejtpërdrejt qeverisë. Një mënyrë për të siguruar, që një pjesë e Shqiperisë, qe kane gjetur mundësi jashtë vendit, të japin një kontribut për të përmirësuar sistemin e vendit. Rajoni i Vlorës, është zgjedhur si vend i zhvillimit të konferences, jo vetem si rajon i cili mbart tërë problematiken komplekse të ketij fenomeni, por edhe si një rajon, që e jeton dy herë këtë problem: emigracioni jashtë vendit si dhe emigrimi i brendeshem drejt Vlores. Përmes diksutimeve, deri tani on-line ne faqen e Qendres, për e/migracionin konstatojmë një ndjeshmëri të madhe të publikut apo palëve të interesuara për këtë temë . ”