Seminar: "Roli i Partnerëve Social në Themelimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve për TVET / Te mësuarit gjatë gjithë jetës".
Dt 19-20 Dhjetor 2014 ne Tirane.
Një përshkrim i seminarit
Qendra organizon në data 19-20 Dhjetor 2014 seminarin me temë: "Roli i Partnerëve Social në Themelimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve për TVET / Te mësuarit gjatë gjithë jetës". Ky aktivitet do të zhvillohet në qytetin e Tiranës në ambjentet e Hotel Sokrat.
Arsimi dhe formimi profesional është një mjetë efektiv në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe ndërtimit të kapaciteteve njerëzore, duke iu pergjigjur sfidave të zhvillimit socio-ekonomik në arritjen e stabilitetit të qëndrueshëm dhe rritjes ekonomike. Shumë programe akademike duhet të hartohen me fikus zhvillimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Ato duhet të ofrojnë arsim dhe trajnim profesional ndërkombëtar të përshtatur me kërkesat e vendit. Si pasoje shume institucione të arsimit të lartë janë nën presion për të rishikuar dhe përshtatur misionet e tyre, në prag të profilizimit dhe të diferencimit të programeve të tyre. Eshte me interes te trajtohen ceshtje se si instutucionet e arsimit të lartë dhe ato publike u përgjigjen ndryshimit të shpejtë në tregun e punës, cfarë ndikimi kanë ato në ekonomi dhe se si përballen me krizën aktuale. Cili është roli i sistemit të mesëm dhe të arsimit të lartë si dhe atij të trajnimit profesional në punësim dhe cfarë roli luajnë ato në zhvillimin e përgjithëshëm.
Se si duhet tu japim përgjigje këtyre pyetjeve, do ta mësojmë dhe perfeksionojmë gjatë dy ditëve të seminarit tonë.
Strategjia e Lisbonës është një referencë e rëndësishme , mbasi shënon një kthesë domethënëse në politikat e Komunitetit për arsim dhe trajnim të lartë profesional. Kjo strategji përmbledh rezultatet e një numri të madh kontribuesish për të gjetur një formulë organike të përshtatëshme.
Objektivat e saj mund të përmblidhen në këto pika:
- Përmirësimi i cilësisë dhe efikasitetit të arsimit dhe trajnimit në Bashkimin Evropian;
- Sigurimi i aksesueshmërise për të gjithë;
- Konsiderimin e arsimit dhe trajnimit në një perspektivë më të gjerë.
Këto objektiva, në mënyrë që të marrë një trajnim të vërtetë dhe efektiv gjatë gjithë harkut të jetës (të mësuarit gjatë gjithë jetës), të përgjegjshëm ndaj nevojave individuale dhe mund të mbështesin punësimin, duke përmirësuar çështjet kyçe në vijim:
- Aftësitë themelore;
- Mësimi i gjuhës;
- Udhëzime gjatë gjithë jetës;
- Edukimi i qytetarit;
- Lëvizshmërisë;
- Trajnimi i mësuesve dhe trajnerë;
- Efektiviteti i investimit;
- Integrimi i Informacionit dhe Teknologjive të Komunikimit;
- Fleksibiliteti i sistemeve në mënyrë që të bëjë të mësuarit të arritshme për të gjithë.
Udhëtimi i filluar nga grupet e ndryshme teknike është sintezë e rëndësishme e rekomandimeve në Komunikatën e Maastricht 2004 ku përshkruhen prioritetet e ardhshme për rritjen e bashkëpunimit evropian në fushën e mesimit dhe formimit profesional -V.E.T.
Në të rekomandohet
- Në nivel kombëtar, të forcohet kontributi i Institucioneve të arsimit dhe trajnimit profesionale, i bizneseve dhe partnerëve socialë në perspektivën e “Të mësuarit gjatë gjithë jetës“.
- Në nivel evropian, që të zhvillohet transparencë, cilësi dhe besim i ndërsjelltë për promovuar tregun real me karakter transnacional të punës.
- A pritet të ndjekin veprime të tilla si: llogaridhënia e të gjithë aktorëve të AFP; racionalizimi dhe proceset e evropianizimit të VET; përpunimi i një Kornize Evropiane të Kualifikimeve (KEK).
Bashkëpunimi për zhvillimin e praktikës së mirë dhe inovative për kalimin në mes të sistemeve të vlerësimi i ndikimit të lidhjeve të forta me partnerët socialë; përdorim i programit Erasmus + (ish Leonardo da Vinçi) si një katalizator i proceseve.
Aktivitetet e vleresimit dhe konsideratës më të madhe të nevojave të grupeve të pafavorizuara dhe me aftësi profesionale të niveli të ulët
ofrimi i të mësuarit të hapur si dhe rrugët individuale dhe fleksibile për të promovuar lëvizshmërinë, reduktimin e barrierave në mes të arsimit dhe trajnimit profesional.
Objektivi kryesor i seminarit është për të përfshirë përfaqësues nga partnere sociale për karakteristikat thelbësore që ata duhet të kenë në mendje kur të angazhohen në hartimin e një kornize të kualifikimeve dhe mekanizmat e saj të qenësishme të sigurimit të cilësisë për Shqipërinë.