Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Qendra jonë fuqizon më tej rrjetin e bashkëpunimeve

Në përfundim të punimeve të Asamblese Parlamentare të Mesdheut (PAM)(Zhvilluar në Tiranë në datat 18-19 Shkurt 2016), u zhvillua takimi dypalesh midis Qendrës CRLDS Albania, përfaqësuar nga Luiza Hoxhaj dhe CSE Crescendo të Milanos (konsulente e PAM), përfaqësuar nga Cesare Sarcedoti (CEO i CSE). Në këtë takim u bisedua për avancimin e mëtejshem të bashkëpunimit tonë trevjecar, i cili tashmë u rrit në nivel partneriteti.
CSE Crescendo është një kompani strategjike këshillimi që zbaton strategji të reja dhe zhvillon shërbime të specializuara për kompanitë, duke pasur rritjen dhe vlerësimin e ides sipërmarrëse si objektivin kryesor të punës së saj. Ajo favorizon ndryshimin, fokusohet në inovacion dhe ndërton me bashkëpunëtorët, menaxherët dhe sipërmarrësit marrëdhënie që janë në gjendje të zgjasin në kohë.