Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Permbledhje e Sesionit Inagural

Sot në ambjentet e Hotel Grand, Tiranë celi punimet Edicioni i II-të i Institutit për Gratë dhe Vajzat në Politikat Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Sigurisë.

Gratë edhe në Shqipëri, si kudo në botë kanë një rol thelbësor për të luajtur në ofrimin e sigurisë dhe proceseve të paqes. Kontributi i këtij Instituti shkon në këtë drejtim, duke promovuar dhe nxitur përfshirjen dhe kontributin më të gjerë të tyre në këto cështje. 

Punimet e edicionit të dytë u çelën nga Dr. Edlira Titini, e cila falenderoi pjesëmarrësit si dhe bëri një përshkrim të Institutit, pjesëmarrëseve dhe objektivave të tij.

Në sesionin Inagural nderoi me praninë e Saj Ambasadorja e SHBA në Tiranë Znj. Yuri Kim, e cila me prezencën e saj e shumëfishoi peshën dhe rëndësinë e mesazhit të Institutit për t’ju bashkuar përpjekjes mbarëbotërore dhe në vecanati të SHBA-ve për përfshrijen e grave dhe vajzave në procesin e paqes dhe sigurisë.

Znj. Ambasadore në fjalën e saj theksoi: prioritetet e punës së ambasadës së SHBA në Tiranë, rolin thelbësor që kanë për të luajtur në sigurimin e sigurisë, proceset e paqes  gratë dhe vajzat në të gjithë botën, me fokus gratë dhe vajzat në Shqipëri. Ajo falenderoj në vecanti DR. Titinin për idenë dhe insiativën e saj dhe inkurajoj gratë dhe vajzat pjesëmarrëse që të studjojnë dhe luftojnë fort për të luajtur rolin e tyre në shoqëri duke ju drejuar me fjalët: “Ju jeni këtu sepse keni dicka për të bërë”.

Ky institut është shembulli se si mirëpërdoren, ndahen dhe shumëfishohen dijet e fituara nga ish-studentë të programit të shkëmbimit të SH.B.A. Dr. Edlira Titini, Lektore Universiteti Aleksander Moisiu Durrës dhe Ideatore e Institutit është një prej tyre, e cila u frymëzua për të organizuar këtë institut si rezultat i pjesëmarrjes së saj në "Studimin e Instituteve Amerikane të Programit të Politikës së Sigurisë Kombëtare të SHBA" të Departamentit Amerikan të Shtetit. Përmes këtij Instituti edhe ne i bashkohemi përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Komunitetit mbarëbotër për promovimin e pjesëmarrjes kuptimplote të grave në përpjekjet e sigurisë. 

Në këtë sesion inaugural ndërhyri me fjalën e saj edhe Znj. Dallëndyshe Bici, Zv. Ministër i Mbrojtjes,  cila vuri në dukje rolin prioritar të gruas në cështjet e sigurisë dhe në forcat e armatosura:  “Përfshirja e gruas në politikat e sigurisë dhe mbrojtjes sjell vetëm pozitivitet.  Vit pas viti kjo vjen duke u përmirësuar, falë kthjellësisë, intuitës së jashtëzakonshme dhe gjykimit racional, karakteristika natyrale këto tek një grua.” Megjithatë ajo pranoi që ka ende shumë për t’u bërë në këtë drejtim. Znj. Bici ilustroi me shifra përfshirjen e grave në forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë të cilat vitet e fundit njohin një trend rritës.

Znj. Sihana Vebiu, Shefe e Departamentit të Demokracisë në OSCE, Prezenca në Shqipëri e përqëndroi fjalën e saj tek roli i Osce në çështjet e sigurisë në botë me theks të vecantë kontributin në Shqipëri: Ajo konkludoi fjalën e  saj me fjalët.  “Ne si Osce besojmë se procesi i paqes dhe sigurisë do të bëhet e mundur përmes përfshirjes së gjithë pjesëve të shoqërisë.”

Pra, sot Instituti për Gratë në Politikën e Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare - riceli një diskutim që do të vijojë sot dhe gjatë ditëve në vijim me ligjërime, workshope, vizita në terren, pyetje dhe debate mbi  gamën e temave kryesore që lidhen me sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare për të konkluduar më tej nga Qendra, pjesëmarrëset, gra dhe vajza, të cilat do te inspirohen nga ky event me projekte, inisiativa dhe veprimtari konkrete të tyre. 

Mbajtja e këtij Insituti përkon me 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve Diplomatike SHBA-Shqipëri. Kjo inisiativë si dhe fakti që disa prej lektorëve të kursit janë ish studentë apo lektore të programeve të shkëmbimit te US,nga vende te ndryshme, tregon qartë  mirëpërdorimin e dijeve të përftuara në to për të forcuar Shqipërinë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

 “Instituti për Gratë dhe Vajzat në Politikën e Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare u mundësua nga Zyra e Marrëdhenieve me Publikun e Ambasadës të SH.B.A në Tiranë. Për më shumë vazhdoni të na ndiqni përmes postimeve tone në faqen tone web si dhe në rrjetet sociale: Facebook, LinkedIn, Twiter dhe Instagram.