Ngjarja përfundimtare e projektit GEM-IN

Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të ALDA-s dhe eventeve anësore (5-8.05.2022), CRLDS, në cilësinë e anëtarit të ALDA-s po merr pjesë në Konferencën Përfundimtare të Projektit GEM IN, e cila zhvillohet sot në datën 5 maj 2022, nga 09:00 - 17:00 në ambientet dhe Maison de la Région Grand-Est, Strasburg, në format hibrid.
Qëllimi i projektit "Lojë për të përqafuar edukimin ndërkulturor" - GEM IN është të mbështesë edukimin ndërkulturor në shkollë dhe në mjediset informale rinore si një mjet për të promovuar përfshirjen sociale, dialogun ndërkulturor dhe qytetarinë aktive duke promovuar vlerat evropiane. Në të njëjtën kohë, projekti synon të ofrojë mbështetje politike dhe rekomandime për strategjitë e ndërhyrjes për të promovuar edukimin ndërkulturor dhe qytetarinë aktive përmes një kuadri arsimor inovativ.
Konferenca përfundimtare e GEM IN synon të informojë për rezultatet e projektit dhe të ndajë rekomandimet e politikave të zhvilluara me kontributet nga të gjitha grupet e synuara, me synimin për të siguruar pjesëmarrjen e aktorëve përkatës dhe një ndikim më të fortë të veprimit në nivel politikash.