Leksion Publik: "Nënë Tereza: Sfidat e studimit para dhe pas shenjtërimit"

Qendra zhvilloi në dt 26 Maj 2016 në Hotel Tirana Internacional, Salla Balsha, Tiranë

Leksionin Publik: "Nënë Tereza: Sfidat e studimit para dhe pas shenjtërimit",  nga Dr Gëzim Alpion, Birmingam University, UK.

Ky aktivitet, si pjesë e Projektit "Qielli është në duart tona", pjesë e rubrikës: Leksione ndërkombëtare të Qendrës- International Lecture of the Center (CAIL), është një kombinim i saj me "Projektin Meet AlbTalents", dhe sjell për të dytën herë Dr Gëzim Alpion, mbas leksionit të parë publik: "Përse Shqipërisë i nevojiten intelektualët publik?".

Këtë radhë Leksioni publik, referuar edhe faktit që bëhet fjalë për një figurë madhore si Nënë Tereza, vjen i kombinuar me element të tjerë si:

1. Shfaqja e një filmi dokumentar mbi jetën dhe veprën e Nënë Terezës, me skenarist z. Petrit Rukaj dhe rregjisor Z. Kujtim Gjoni;

2. Legjërimi i Dr. Gëzim Alpion, nga Birmingham University, UK me temë: "Nënë Tereza: Sfidat e studimit para dhe pas shenjtërimit".

3. Një panel diskutimi me akademik dhe klerik, të cilët diskutuan mbi dimensione të ndryshme të figurës së Nënë Terezës, i përbërë nga Prof. Përparim Kabo, Prof.Dr. Nevila Nika, Don. Gjergj Mete dhe Dr. Gëzim Alpion, i moderuar nga Luiza Hoxhaj.

4. Komente&Pyetje& Përgjigje.