Konkursi për logon e Forumit

Konkursi për logon zyrtare të Forumit të Dytë të Vlorës për Zhvillimin Ekonomik Rajonal dhe Lokal, në vendet e Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Vlorë më 24-27 tetor 2017, u hap sot më 28 gusht.

Logoja do të dizajnohet, duke marrë parasysh faktet që Forumi do të organizohet në qytetin e Vlorës, i cili do të përfaqësohet përmes simbolit të saj të njohur, ndërsa tre valë ngjyrash kujtojnë dorsalet që nxisin procesin. Në Vlorë ata gjejnë pikën e tyre të natyrshme historike: Adriatik-Jon, Europën Jugore dhe dorsalet Ballkanike.

Ndërkohë logoja duhet të përfaqësojë simbolikisht sinergjinë e të gjithë aktorëve të pranishëm në territor, që të çojnë në procesin e zhvillimit rajonal dhe lokal si një proces nga poshtë-lart “bottom up”.

Valët do të jenë në ngjyrat që simbolizojnë kombin tonë, detin dhe Evropën: e zezë, e kuqe dhe blu.

Ju lutem, veprat dhe oferta financiare do të paraqiten deri të premten e javës së parë të shtatorit.

Logo e Forumit të Dytë për Zhvillimin Ekonomike Rajonale dhe Lokale sponsorizohet nga Cardone Consulting bvba, Bruksel.