Instituti për Gratë dhe Vajzat në Politikat e Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare
Jemi gati për të filluar edicionin e dytë të Institutit për Gratë dhe Vajzat në Çështjet e Sigurisë dhe Paqes. Pjesëmarrëset janë përzgjedhur dhe përfaqësojnë gra dhe vajza nga shoqeria civile, institucione shqiptare dhe ndërkombëtare si dhe nga institucione akademike.
Instituti për Gratë dhe vajzat në Politikate Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare kërkon të promovojë një botë më të qëndrueshme, paqësore dhe të drejtë duke u fokusuar në rolin e rëndësishëm që gratë luajnë në parandalimin e konfliktit dhe ndërtimin e paqes, rritjen e ekonomive dhe adresimin e kërcënimeve globale si ndryshimi i klimës dhe ekstremizmi i dhunshëm.
Për zhvillimet e këtij instituti na ndiqni në FB, Linkedin, Twitter dhe Instagram, për të mësuar më shumë nga postimet tona në ditët e zhvillimit të tij nga 5-8 Tetor 2021.
Instituti realizohet me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhenieve me Publikun të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë