Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Forumi i 5-të i Zhvillimit Ekonomik Rajonal dhe Lokal i Ballkanit Perëndimor+ 2023 - FoRLED 2023

CRLDS dhe partnerët e saj mbajtën gjatë javës së kaluar Forumin e 5-të të Zhvillimit Ekonomik Rajonal dhe Lokal të Ballkanit Perëndimor+ 2023 -FoRLED 2023!

Edicioni i 5-të i Forumit të Zhvillimit Ekonomik Rajonal dhe Lokal në Ballkanin Perëndimor+ -FoRLED 2023 i mbajtur në datat 12-15 dhjetor 2023 në qytetin e Vlorës.

Forumi i 5-të i Zhvillimit Ekonomik Rajonal dhe Lokal për Ballkanin Perëndimor+ - FORLED 2023, ishte një aktivitet katër-ditor mbi politikën e zhvillimit ekonomik rajonal dhe lokal në Ballkanin Perëndimor organizuar nga CRLDS Albania, në partneritet me Akademinë Evropiane të Rajoneve, Universiteti Ismail Qemali i Vlorë dhe Këshilli i Qarkut Vlorë, duke përfshirë aktorët përkatës rajonalë dhe ndërkombëtarë, duke rezultuar në rekomandime të politikave rajonale dhe lokale.

Tema kryesore e FORLED 2023 ishte:

“Sfida në rritje për zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve dhe qyteteve në Ballkanin Perëndimor +”

Punimet e FoRLED 2023 kulmuan me konferencën:

“Tranzicioni i Gjelbër dhe Dixhital në vendet e Ballkanit Perëndimor. Roli i Rajoneve dhe Qyteteve. Axhenda e Gjelbër e Ballkanit Perëndimor”, si pjesë integrale e ForLED 2023.

  ForLED 2023 për herë të parë u mbajt në mënyrë hibride: personalisht dhe online. Në ForlED 2023 morën pjesë profesionistë të fushës, përfaqësues të OSHC-ve, përfaqësues të akademisë, organizatave evropiane, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe jo vetëm. Institucionet, në BE, organizatat ndërkombëtare, sipërmarrësit dhe organizatat e sipërmarrësve, agjencitë publike të zhvillimit, akademikët, ekspertët dhe shoqëria civile nga vende të ndryshme si dhe persona të tjerë të interesuar mbi temat e Zhvillimit Ekonomik Rajonal dhe Lokal.

Leksion i hapur mbi qëndrueshmërinë me gjimnazistë dhe mësues të Vlorës, Forumi me temë "Sfida në rritje për zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve dhe qyteteve në Ballkanin Perëndimor +", Frendly World Cafe me të rinjtë (gjimnazistë dhe të Universitetit të Vlorës) . Konferenca: "Tranzicioni i Gjelbër dhe Dixhital në vendet e Ballkanit Perëndimor. Roli i rajoneve dhe qyteteve. Axhenda e Gjelbër e Ballkanit Perëndimor" si dhe "Debati mbi Qytetin: Ekoqyteti", ishin aktivitetet kryesore të FoRLED. 2023.

Në postimet e mëposhtme do t'i prezantojmë një nga një.