Tryeza e rrumbullakët me aktorët e PRZH Shqipëria e Veriut
Në datën 24/02/2015 në ambjentet e Hotel Collosseo në qytetin e Shkodrës, Qendra në bashkëpunim me partnerin e saj OIR, me mbështetjen e RDP-së, organizoi Tryezën e rrumbullakët me qëllim prezantimin dhe konsultimin e gjetjeve, mësimeve të nxjerra si dhe dhënien e rekomandimeve për stakeholdersat në Programin RDP Northen Albania. Pjesëmarrës në tryezë ishin: përfaqësuesit e donatorëve, përkatësisht nga Austria development Cooperation (ADA), Swiss Development Cooperation (SDC), përfaqësues të ÖAR Regionalberatung GmbH, Austria; Helvetas Swiss cooperation, Zvicër dhe Co-Plan, Shqipëri. Po ashtu në këtë veprimtari ishin të pranishëm aktorët publik drejtues dhe anëtarë të stafeve të të dy qarqeve përfituese: Qarqeve Shkodër dhe Lezhë, drejtues të komunave dhe bashkive nga të dy qarqet, kompani private të cilat kishin ndërtuar partneritete me këto institucione publike në kuadër të programit PRZH Shqipëria e Veriut si dhe organizata të shoqërisë civile përfitues nga ky projekt ose në partneritet me aktorët publik ose duke ofruar ekspertizën e tyre për cështje të vecanta të programit.
Materiali u prezantua në formatin Power Point nga tre anetarët e ekipit të vlerësimit: Bernd Schuhe, Luiza Hoxhaj dhe Maks Kintosh. (Kliko linkun për tu njohur me prezantimin e plotë).
Të dyzet pjesëmarrësit në tryeze diskutuan aktivisht për pesë orë rresht rreth draft raportit të vlerësimit final, duke ndikuar kështu në përmirësimin cilësor të tij.