Qytetaria Aktive dhe Edukimi i Vullnetarizmit
CRLDS Albania në bashkëpunim me Qendrën Rinore Vlorë, zhvilloi më 15/09/2015 në qytetin e Vlorës, në kuadër të projektit Docpie, aktivitetin lokal me temë: "Qytetaria Aktive dhe Edukimi i Vullnetarizmit". Projekti Docpie është një projekt i financuar nga Programi Europa për Qytetarët. Ky projekt, ku CRLDS është partner. Projekti Docpie bashkon 15 organizata, universitete dhe bashki nga 13 vende europiane.
Pas prezantimit të Dr. Luiza Hoxhaj u zhvillua një diskutim aktiv me pjesëmarrësit, mbi temën e referuar. Të rinjtë sollën, gjithashtu, përvojat e tyre, u treguan histori suksesi, nevojat për ta zgjeruar dhe promovuar vullnetarizmin. Ndërhyrjet e z. Ilir Nikaj, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Rinore Vlorë ndihmuan në orientimin e diskutimit në terrenin lokal. U evidentua qartë gjithashtu edhe domosdoshmëria e qasjes ndaj një modeli të vullnetarizmit. Fakti që takimi përkonte edhe me 65 vjetorin e krijimit në Kalkuta të misionit bamirës prej Nënë Terezës, nuk mund ta linte jashtë diskutimit humanisten e madhe.
Qendra jone falenderon partnerin tone lokal ne kete projekt: Qendren Rinore Vlore per mikpritjen dhe organizimin e ketij aktiviteti.