Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Leksion i Hapur në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”, Berat

Mbas takimit me aktorët lokalë, veprimtaria e të cilëve ka impakt në zhvillimin ekonomik rajonal dhe lokal, përfaqësues të EAR-AER dhe CRLDS Z, u zhvendosën në ambjentet e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, ku u priten nga drejtori i gjimnazit Z.   , i cili bëri  një përmbledhje të rezultateve të shkelqyera të këtij gjimnazi elitë të nivel kombëtar. A shprehu kënaqësinë që një përfaqësi e tillë ndodhet në këtë gjimnaz si dhe shprehu vullnetin për të mirëpritur evente të kësaj natyre si dhe shkëmbime të nxënësve, përvojave dhe eksperiencave me simotra të tyre europiane.

Mr.Delcart ishte ftuar më pas për të dhënë një leksion për nxënësit e vitit të fundit të gjimnazit Babe Dude Karbunara në qendër të Beratit rreth sipërmarrjes. Ai u shoqerua ne kete event nga Znj. Luiza Hoxhaj. Të dy mësuesit (ai i anglishtes si dhe i IT) dhe 42 nxënës ndoqen me interes leksionin me teme: “ENTERPRENEURSHIP, DRIVING FORCE IN A DEVELOPING ECONOMY”.

Gjatë dhe mbas Ligjërimit, nxenësit dhe lektori  u përfshinë në një bashkëveprim shumë të gjallë midis tyre në lidhje me mundësitë e reja evropianë për t’u shkolluar dhe roli qe kanë në zhvillimin e bizneseve të reja dhe të plotësimit të nevojave të reja të shoqërisë. Shkëmbimi i ideve shkoi normalisht në sajë të zotërimit te shkëlqyer të gjuhës angleze nga brezi i ri shqiptar.