Leksion i Hapur: "A është qasja rajonale evropiane e dobishme kur është fjala për zhvillimin e ekonomisë dhe punësimin? ", nga Prof. Louis Delcart, Bruksel.
12 Tetor 2016
Koha: ora 12:00, Fakulteti Ekonomik i Universitetit "Aleksander Xhuvani" të Elbasanit.
Në sallën e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit "Aleksander Xhuvani" të Elbasanit, Z. Louis Delcart dha një leksion në lidhje me qasjen rajonale si metodologji për të stimuluar zhvillimin social dhe ekonomik në Evropë. Publiku ishte i përbërë nga stafi i pedagogeve dhe profesorëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Elbasanit. Publiku e vlerësoi paraqitjen e aspekteve të reja të tilla si Credel to Credel dhe Cleantech si mundësi të reja në zhvillimin e biznesit, mundësitë e shumta në aplikimin e internet of things dhe bashkëpunimin e spirales së trefishtë në zhvillimin rajonal.