Konferenca me temë: "A është një përqasje rajonale evropiane e dobishme kur është fjala për zhvillimin e ekonomisë dhe punësimit?"
12 Tetor 2016
Në ditën e tretë të misionit faktgjetes EAR-AER ne Albania, anëtarët e bordit erdhën në Elbasan për një konferencë të dytë të misionit me temë: "A është qasja rajonale evropiane e dobishme kur është fjala për zhvillimin e ekonomisë dhe punësimit? "
Konferenca u organizua nga CRLDS Albania dhe Akademia Evropiane e Rajoneve në bashkëpunim me Universitetin "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit.
Aktiviteti u mbajt në Qendrën multimodale të universitetit "Aleksandër Xhuvani" të këtij qyteti.
Në konferencë prezantuan Znj Luiza Hoxhaj, presidente e Qendrës për Studime të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal në Shqipëri, z Nelu Neacsu; i cili paraqiti synimet e EAR-AER dhe prof. Ionica Oncioiu, e cila prezantoi mbi mundësitë e financimit të projekteve të ofruara nga BE-ja, për Shqipërinë, me anë të programeve të ndryshme të tilla si IPA, Programi Ndërkufitar, Evropa për Qytetarët, Horizont 2020 etj. Prof Oncioiu këmbënguli shumë mbi mundësitë që ofrohen për Shqipërinë në fazën e paraaderimit, si dhe me strategjinë për paraqitjen e propozimeve në kuadrin e këtyre programeve. Ky është një moment, i cili duhet mirëpërdorur nga ana e subjekteve shqiptare.
Në audiencën e vëmendshme, ishin të pranishëm përfaqësues nga Universiteti "Aleksandër Xhuvani", të Elbasanit, Fakulteti i ekonomisë dhe Fakulteti i mjekësisë, nga Këshilli i Qarkut të Elbasanit, nga Administrata Tatimore në Shqipëri dhe anëtar nga Bordit i Drejtorëve të CRLDS, nga Agjencia e zhvillimit ekonomike të Elbasanit, nga Qendra multimodale e Universitetit si dhe nga ekipi i AER-AER.
Feedbeku në konferencë është dhënë nga Znj. Imelda Sejdeni, dekane e Fakultetit te Ekonomisë, e cila theksoi se parimet e një qasje europiane ndaj zhvillimit rajonal janë të aplikueshme në Shqipëri dhe mund të kontribuojnë në një zhvillim më të mirë të ekonomisë rajonale. Ajo gjithashtu theksoi se Universiteti i Elbasanit ishte i etur për të bashkëpunuar në aplikimet e projekteve me AER Bruksel, me CRLDS Shqipëri si dhe vendet e tjera që marrin pjese në akademi, si Rumania etj.