Forumi i 3-të i Ballkanit Perëndimor mbi Zhvillimin Ekonomik Rajonal dhe Lokal- 19-21 Nentor, 2018
Nga 19 deri më 21 Nentor 2018 u zhvillua “Forumi i Dytë i Ballkanit Perëndimor mbi Zhvillimin Ekonomik Rajonal dhe Lokal”, në qytetin e Vlorës, Shqipëri.
bregdetin e Adriatikut, për fat të keq nën rrethana të përmbytjeve. të
Forumi mblodhi më shumë se njëzet folës nga 13 vende, ndër të cilat akademikë dhe praktikantë nga Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Kosova, Rumania, Italia, Belgjika, Hollanda, Zvicra, Spanja, Maqedonia dhe Mali i Zi në sallen “Rilindja” të Hotel Internacional te Vlorës.
Forumi u nderua nga prania e Prefektit të Vlorës Z. Flamuar Mamaj, Kryetarëve të Bashkive Vlore dhe Ura Vajgurore si dhe ish-presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian dhe anëtarit të nderit të AER-it, z. Henri Malosse. Forumi u organizua nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Rajoneve, Universitetin Ismail Qemali të Vlorës, Këshillin Rajonal të Qarkut Vlorë, Bashkinë Vlorë, Qendrën Rinore Rajonale të Vlorës dhe u zhvillua nën patronazhin, mbështetjen dhe bashkëpunimin strategjik të shumë organizatave ndërkombëtare, europiane dhe të Ballkanit Perëndimor si OECD, Ersa, RSA, Rrjeti i Ballkanit Perëndimor etj.
Edicioni 2018 u mbështetet nga Qeveria e Flandërëve
Më poshtë mund të shihni Forumin FoRLED 2018, përmes imazheve.