Forumi i 2-të i Ballkanit Perëndimor mbi Zhvillimin Ekonomik Rajonal dhe Lokal- Dita e pare, 1 Dhjetor, 2017
Nga 30 Nentor deri më 1 2 dhjetor, 2017 u zhvillua “Forumi i Dytë i Ballkanit Perëndimor mbi Zhvillimin Ekonomik Rajonal dhe Lokal”, në qytetin shqiptar të Vlorës, në bregdetin e Adriatikut, për fat të keq nën rrethana të përmbytjeve.
Forumi mblodhi më shumë se njëzet folës nga 13 vende, ndër të cilat akademikë dhe praktikantë nga Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria, Serbia, Croacia, Kosova, Rumania, Italia, Belgjika, Hollanda, Zvicra, Maqedonia dhe Franca në sallen “Rilindja” të Universitetit Ismail Qemali te Vlorës.
Forumi u nderua nga prania e zëvendësministrit shqiptar të Energjisë dhe ish-presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian dhe anëtarit të nderit të AER-it, z. Henri Malosse. Forumi u organizua nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Rajoneve, Universitetin Ismail Qemali të Vlorës, Këshillin Rajonal të Qarkut Vlorë, Bashkinë Vlorë, Qendrën Rinore Rajonale të Vlorës dhe u zhvillua nën patronazhin, mbështetjen dhe bashkëpunimin strategjik të shumë organizatave ndërkombëtare, europiane dhe të Ballkanit Perëndimor si OECD, Ersa, RSA, Rrjeti i Ballkanit Perëndimor etj.
Edicioni 2017 mbështetet nga Qeveria e Flandërëve dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës së Shqipërisë nën kujdesin e Ministrit Damian Gjiknuri.
Më poshtë mund të shihni Ditën e Parë të Forumit, më 1 dhjetor 2017, përmes imazheve 17 folës dhe momente nga forumi Hapja dhe seanca inauguruese, një fjalim gjysmë magjistral dhe tri seanca plenare: