Nxitja e kapaciteteve te institucioneve te trajnimit TVET per te ofruar ALMM e synuar ne iniciativat e zhvillimit te zinxhirit rajonal te vlerave

Lloji i Veprimtarise: Seminar
Partner: Qendra e Studimit te Politikave Europiane per Zhvillimin rajonal dhe Lokal & Manfred Ziewers
Koha e zhvillimit: Dt 20-21-22 Prill 2015
Vendi: Hotel Doro City, Tiranë
Trajner: Manfred Ziewers
Lehtesuese: Luiza Hoxhaj.
Financimi i Projektit: Qendra dhe Manfred Ziewers
Numri i pjesëmarrësve: 15
Abstrakt
Arsimi dhe formimi profesional është një mjetë efektiv në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe ndërtimit të kapaciteteve njerëzore, duke iu pergjigjur sfidave të zhvillimit socio-ekonomik në arritjen e stabilitetit të qëndrueshëm dhe rritjes ekonomike. Shumë programe akademike duhet të hartohen me fokus zhvillimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Ato duhet të ofrojnë arsim dhe trajnim profesional ndërkombëtar të përshtatur me kërkesat e vendit. Si pasoje shume institucione të arsimit të lartë janë nën presion për të rishikuar dhe përshtatur misionet e tyre, në prag të profilizimit dhe të diferencimit të programeve të tyre. Eshte me interes te trajtohen ceshtje se si instutucionet e arsimit të lartë dhe ato publike u përgjigjen ndryshimit të shpejtë në tregun e punës, cfarë ndikimi kanë ato në ekonomi dhe se si përballen me krizën aktuale. Cili është roli i sistemit të mesëm dhe të arsimit të lartë si dhe atij të trajnimit profesional në punësim dhe cfarë roli luajnë ato në zhv”illimin e përgjithëshëm.
Se si duhet tu japim përgjigje këtyre pyetjeve dhe se si nje Qender zhvillimi do të jetë e dobishme, për të ndihmuar operatorët në treg, të mësuarit dhe perfeksionimi i tye ishin objekt i punimeve gjatë tre ditëve të seminarit tonë, i cili është i pesti në serinë e seminareve për rritjen e kapaciteteve të stafeve trajnues.



