Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home2/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Qellimi

Qëndra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal operon në fushën e poltikave të zhvillimit rajonal dhe lokal dhe ka si qëllim:
  1. Objektivi themelor i qëndrës është, që të funksionojë si strukturë e integruar në gjendje të përmirësoj aktivitetin kërkimor me qëllim që të krijoj sinergji midis aktorëve kulturorë, shkencorë, akademikë, ekonomikë dhe social, që operojnë në territor për të orientuar, përballuar dhe zgjidhur problemet e zhvillimit të territorit
  2. Të shërbej si një qendër e takimeve dhe shkëmbimit të dijeve, opinioneve dhe informacionit midis operatorëve dhe studiuesve të zhvillimit lokal dhe rajonal, me qëllim krijimin e një komuniteti të nxënies, mbi temat e zhvillimit rajonal dhe lokal me qëllim që të favorizoj bashkëpunimin midis operatorëve publik dhe privat dhe të promovoj zhvillimin e qëndrueshem dhe inovativ rajonal dhe lokal, duke asistuar entet lokale, ndërrmarrjet dhe organizatat prezente në territor;
  3. Të mbledh analizoj dhe shpërndaj të dhëna, informazione, dije dhe materiale në  fushën e zhvillimit të qëndrueshëm rajonal dhe lokal dhe politikave përkatëse;
  4. Qëndra propozon objektivin të krijoj një rrjet të bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të informacionit mbi politikat e zhvillimit rajonal dhe lokal, duke promovuar zhvillimin e shoqërisë, në të cilën qytetarët kontribuojnë aktivisht me zhvillimin e vet social dhe demokratik;
  5. Të kontribuoj në shpërndarjen e kulturës së studimit të zhvillimit si dhe të impaktit ambiental të këtij zhvillimi. Për këtë ajo duhet të promovoj, mbështes dhe të kordinoj iniciativa kulturore dhe aktivitete studimore, kërkimore, didaktike dhe formuese si dhe të orientoj edukimin e vazhdueshëm në fushën e rregullimit të zhvillimit të territorit nën perspektivën evropiane.
  6. Të mbështes ekonomitë lokale dhe rajonale nëpërmjetë ofrimit të ideve për zhvillimin inovativ, duke trajnuar forcat e punës në përshatëshmëri me kërkesat ekonomike dhe kushtet sociale në ndryshim të vazhdueshëm;
  7. Qëndra synon të bëhet një nyje domethënëse e rrjetit të qeverisjes së proceseve të zhvillimit rajonal dhe lokal të territorit me vëmendje të vecantë ndaj sistemit të SME (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme), duke ofruar përgjigje efikase për problemet e tyre, ide inovative për zhvillimin dhe, duke kontribuar në aftësimin e aktorëve prezent në territor, përfshi edhe universitetet, një element ky me rëndësi kyce për modelet e zhvillimit të qëndrueshëm në të ardhmen
  8. Të asistoj entet lokale, ndërmarrjet dhe organizatat për të pasur personel të motivuar dhe fleksibël. Për të fuqizuar këtë kapital social të përfshirë dhe të interesuar për zhvillimin lokal, qëndra do të operoj edhe nëpërmjet krijimit të një networking midis tipologjive të ndryshme të institucioneve lokale dhe aktorëve të tjerë që inevstohen në këtë drejtim;
  9. Të transmetoj dijet dhe modelet e interpretimit të dinamikës së zhvillimit lokal, që karakterizojnë vendin tonë dhe sistemin e tonë të SME, si dhe mënyrën e tyre të rregullimit, nëpërmjet rrjetit ndërpersonal tipik për shoqatat jofitimprurëse, promovimit te praktikave te mira, duke kontribuar kështu në prodhimin e dijes si e mirë publike.
  10.  Qëndra do të kontribuoj në forcimin e edukimit mbi temat e politikave europiane në këtë fushë, nëpërmjetë realizimit të kurseve, që u ofrojnë mundësi administratorëve lokalë, funksionarëve të qarqeve dhe aktorëve të tjerë territorial të thellojnë njohuritë e tyre mbi euro-projektitimin, mbi mekanizmat e pjesëmarrjes në politikat komunitare si dhe mbi mundësitë e fiancimit të ofruar nga Europa.

Në funksion të objektivave të saj, Qendra do të organizojë konferenca dhe seminare, kurse formimi, perfeksionimi dhe përditësimi, duke promovuar studime dhe laboratorë kërkimi, duke promovuar dhe marrë pjesë në projekte me qëllime të tilla, do të publikojë dokumente dhe studime, do të mbledhë dhe do mundësojë qarkullimin e informacionit, duke i dhënë impuls aktualizimit të veprimeve të përbashkëta për të arritur qëllimet e saj.