Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home2/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Qendra do të organizoj në datat 20-22/04/2015 seminarin tre ditor me temë: Nxitja e kapaciteteve te institucioneve te trajnimit TVET per te ofruar ALMM e synuar ne iniciativat e zhvillimit te zinxhirit rajonal te vlerave

Qendra do të organizoj në datat 20-22/04/2015 seminarin tre ditor me temë: Nxitja e kapaciteteve te institucioneve te trajnimit TVET per te ofruar ALMM e synuar ne iniciativat e zhvillimit te zinxhirit rajonal te vlerave

Ky aktivitet do të zhvillohet në ambjentet e Hotel Doro City,  në qytetin e Tiranës. 

Arsimi dhe formimi profesional është një mjetë efektiv në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe ndërtimit të kapaciteteve njerëzore, duke iu pergjigjur sfidave të zhvillimit socio-ekonomik në arritjen e stabilitetit të qëndrueshëm dhe rritjes ekonomike. Shumë programe akademike duhet të hartohen me fikus zhvillimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Ato duhet të ofrojnë arsim dhe trajnim profesional ndërkombëtar të përshtatur me kërkesat e vendit. Si pasoje shume institucione të arsimit të lartë janë nën presion për të rishikuar dhe përshtatur misionet e tyre, në prag të profilizimit dhe të diferencimit të programeve të tyre. Eshte me interes te trajtohen ceshtje se si instutucionet e arsimit të lartë dhe ato publike u përgjigjen ndryshimit të shpejtë në tregun e punës, cfarë ndikimi kanë ato në ekonomi dhe se si përballen me krizën aktuale. Cili është roli i sistemit të mesëm dhe të arsimit të lartë si dhe atij të trajnimit profesional  në punësim dhe cfarë roli luajnë ato në zhvillimin e përgjithëshëm.

Se si duhet tu japim përgjigje këtyre pyetjeve dhe se si nje Qender zhvillimi do të jetë e dobishme, për të  ndihmuar operatorët në treg, do ta mësojmë dhe perfeksionojmë gjatë tre ditëve të seminarit tonë, i cili është i pesti në serinë e seminareve për rritjen e kapaciteteve të stafeve trajnues.