Qëndra tashmë ofron edhe certifikimin me Passaportën Europiane Informatike

Zhvillimi social e ekonomik i një vendi shihet i lidhur ngushtë me teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK), të njohura si teknologji të interesit të përgjithshëm. Teknologjitë TIK dhe broadband ofrojnë potencialin për të kapërcyer shumë sfida unike dhe kufizime tradicionale që karakterizojnë ekonominë rurale, veçanërisht ato zona që janë në distanca të largëta.TIK gjithnjë e më shumë po luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Fushat si ato të edukimit, shëndetësisë, transportit, tregëtisë por dhe shërbimet qeveritare, janë direkt të ndikuara nga zhvillimi i TIK. Për të rritur mundësitë e zhvillimit ekonomik në të gjithë vendin e veçanërisht me qëllim përfshirjen e gjithë qytetarë në të nevojitet krijimi i mundësive për përdorimin e Teknologjive të informacionit dhe të komunikimit në një game të gjerë me qëllim që cdo pjesë e territorit të bëhet sa më tërheqëse për investime dhe rritjen e interesit të njerëzve për të lëvizur në këto zona, apo edhe në territorin europian, për qëllime turizmi, tregëtie, punësime etj Qendra CRLDS ka identifikuar si një prioritet të rëndësishëm zhvillimin e TIK-ut për sigurimin e një game të gjerë të shërbimeve të komunikimit elektronik dhe sigurimin e lidhjeve të besueshme dhe të përballueshme përmes këtyre shërbimeve.  Për të arritur këto sfida është thelbësore shtrirja e aksesit të shërbimeve me internet brez të gjerë (broadband) dhe shpejtësi të lartë, në të gjithë vendin. Ofrimi i internetit përbën një element të rëndësishëm që mundëson zhvillimin, por ai s’mund të progresoj nëse nuk ecën paralelisht me edukimin në këtë fushë.

Në këtë kuadër,ka gjithmonë nevojë për përmirësime.

Qendra përmes bashkëpunimit me EiPass Albania, në përshtatje me situatën dhe sfidat që përballet vendi, përfshirë sigurimin e shërbimeve broadband në gjithë territorin si dhe  përdorimin e tij nga të gjithë sektorë (publik dhe privat, përfshirë industrinë, operatorët dhe ofruesit e shërbimeve, si edhe autoritetet e qeverisjes vendore (bashkitë, komunat),  synon të nxisë përdorimin e TIK në Shqipëri dhe të ndërmarrë veprime konkrete për të përmirësuar  përdorueshmërinë dhe aksesueshmërinë e shërbimeve të komunikimeve  duke ofruar kurse trajnimi për paisjen me Certifikatën Europiane të Informatikës (European Informatics Passport ).

Për më shumë na kontaktoni në adresën: info@crlds.org