Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Leksion publik: “Përse Shqipërisë i duhen ‘intelektualë publik”

Qendra CRLDS Albania ka kënaqësinë të njoftoj dhe tju ftoj në aktivitetin e saj të radhës:

Leksion publik:

 “Përse Shqipërisë i duhen ‘intelektualë publik”

Vendi: Hotel Doro City

Date: 16/04/2015, Ora: 11.00

Në këtë leksion publik, Gëzim Alpion përqëndrohet kryesisht në rëndësinë e intelektualëve në zhvillimin e shoqërisë dhe rolin e universiteteve në krijimin e një inteligjence të ndërgjegjshme për përgjegjësitë e saj.

Fillimisht, Alpion ndalet në rolin e mendimtarëve dhe intelektualëve në Perëndim gjatë Rilindjes dhe Iluminizmit Evropian. Kjo do të pasohet nga një përshkrim i shkurtër i influencës së disa shkrimtarëve ‘autobiografik’, si D. H. Lawrence, James Joyce dhe James Baldwin, dhe studiuesve, si Charles Wright Mills dhe Edward Said, tek ai si student në Egjipt dhe Angli (1985-1997) dhe në botimet e tij shkencore dhe krijuese.

Pas kësaj në ligjëratë shtjellohet konteksti historik në të cilin Max Weber shprehu konceptin kontroversal të ‘value-free’ Social Sciences/Sociology. Duke iu referua C. W. Mills, Pierre Bourdieu, E. Said, Noam Chomsky dhe Zygmunt Bauman, pastaj vëmendja kalon në trajtimin e koncepteve si ‘imagjinata sociologjike’, dhe ‘intelektuali publik’, si dhe në analizën e rolit të tyre në shkencat sociale dhe humane në demokracitë perëndimore që nga fundi i viteve 1950-të.

Në fund, Alpion bën një analizë të shkurtër të përpjekjeve të intelektualëve si Faik Konica, Fan S. Noli, dhe Gjergj Fishta për sendërtimin e ‘ndërgjegjes kombëtare’ nga çereku i fundit i shekullit të 19-të deri në shpalljen e Pavarësisë, të sfidave të intelektualëve në faza të ndryshme të shtetit shqiptar, përfshi angazhimin e tyre në politikë, duke përfunduar me disa mendime për situatën e Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Ky aktivitet ju drejtohet: të gjithë personave të interesuar për këtë temë, të gjithë atyre, që aspirojnë për një rol me aktiv dhe më produktiv të aktorëve të rëndësishëm të saj, rol në të cilin duhet të spikasin intelektualët tanë. Kemi shume nevojë për prezencën dhe një dukshmëri më të lartë publike të tyre. Ata nuk mungojnë, por nuk na mjaftojnë. Le ta shumojmë zërin e tyre!

Biografi e shkurtuar e Gëzim Alpion

Gëzim Alpion u lind në Peshkopi në vitin 1962. Ai ka studjuar në Kajro për BA dhe MA, dhe në 1997 mbrojti doktoraturën në Universitetin e Durhamit. Ai ishte lector në Universitetet e Huddersfield,  Sheefield Hallama, dhe Newman përpara emërimit në vitin 2002 në Departamentin e Sociologjisë  në Universitetin e Birminghamit, ku aktualisht është Drejtor i Sociologjisë, dhe Drejtori I Programeve të Kombinuara në Shkollën e Qeverisjes  dhe Shoqërisë. Alpion është anëtar i bordit të disa revistave shkencore, përfshirë “Celebrity Studies”, që botohet në Routledge. Fillimishtë ai tërhoqi vëmendjen e mediave britanike me botimin dhe vënien në skenë në disa  qytete britanike të dramave  ‘Vouchers: A Tragedy’ (2001) dhe “If Only dhe dead Could Listen’, (2008).

Monografia ‘Mother Teresa: Saint or Celebrity’, është botuar në gjuhën angleze nga Routledge në Londër dhe New York (2007), New Delhi, (2008), dhe në gjuhën italiane nga Salerno editrice në Romë (2008). Kjo vepër dhe vëllimet me ese ‘Foregner Complex’ (2002) dhe “Encounters with Civilisations’:From Alexander the Graet to Mother Teresa’, botuar në Indi (2008) dhe në Amerike (2009 dhe 2011) nga Transaction Publications, janë vlerësuar shumë nga kritika akademike. Autor i një numri studimesh në revista shkencore dhe përmbledhjesh akademike, Gëzim Alpion konsiderohet si eksperti më autoritar për Nënë Terezën në gjuhën angleze. Ai ka botuar një sërë artikujsh në disa gazeta autoritare si “The Gurdian”, “Hindustan  Times”, “The Middle Est Times”, and “The Hyrriyet Daily News”.