Burimet
- Dhurimet dhe sponsorizimet
- Pjesëmarrja në projekte
- Të ardhura nga aktiviteti i saj
Si burime financimi do te shërbejnë fonde dhe pasuri qe do te jepen nga donatore te ndryshëm duke përfshirë shtetin, nga subjektet private ose publike vendas ose te huaj, si dhe te ardhurat nga veprimtaria ekonomike dhe pasuritë ne pronësi te Qendrës, apo bashkëfinancime ose financime nga komunitetet dhe përfituesit e shërbimeve te Qendrës.
Pasuria dhe burimet financiare te Qendrës si dhe te ardhurat qe rrjedhin nga këto ose nga aktivitete te tjera te Qendrës përdoren vetëm për qëllimet e parashikuara ne Statut.
Pranimin e financimeve për projekte dhe aktivitete të ndryshme, në përmbushjen e objektivave të saj, Qendra do të bëjë duke ruajtur pavarësinë e saj.
Qendra nuk pranon donacione apo financime te shoqëruara me kushte qe do te kufizonin lirinë e saj te vendimmarrjes apo te vetëveprimit.