Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Konceptimin e Qendrave Sektoriale të Përsosmërisë Profesionale (SCVE) për Përmirësimin e Cilësisë së Edukimit Profesional dhe Trajnimit në një Kontekst të Zhvillimit Rajonal

Nga 14 deri në 17 janar 2020, ne siguruam një program trajnimi për stafin e institucioneve të trajnimit VET (Drejtoria Rajonale e Edukimit Profesional në Qarkun e Vlorës dhe të punësuarit e administratës lokale si staf nga Qarku i Vlorës, Stafi i prefektit të Vlorës) mbi "Konceptimin e Qendrave Sektoriale të Përsosmërisë Profesionale (SCVE) për Përmirësimin e Cilësisë së Edukimit Profesional dhe Trajnimit në një Kontekst të Zhvillimit Rajonal".

Ky ishte një aktivitet i përbashkët trainimi me Trainerin Ndërkombëtar: Z. Manfred Ziewers me të cilin kemi kryer një mori seminaresh në fushën e zhvillimit rajonal dhe të burimeve njerëzore si dhe ndërtimin e kapaciteteve gjatë viteve të kaluara.

Në rrethana të nxitura nga progresi teknologjik dhe dixhitalizimi, globalizimi dhe ndryshmet demografike, institucionet e arsimit profesional dhe trainimit aktivë si në AFP fillestar ashtu edhe edukimi në vazhdim duhet të luajnë një rol vendimtar. 

Në kohën e konkurrencës së ashpër, këto institucione trainimi duhet të marrin një pozicion në vijën e parë të politikave të aplikuara të shtetit në arsimin dhe formimin profesional, në politikat ekonomike sociale dhe (sektoriale), për të siguruar që kapitali njerëzor i vendit është i trajnuar në mënyrë të duhur për mbështetjen e rritjes dhe të performancës në degët e dhëna ekonomike, dhe, së dyti, për të ofruar mundësi për zhvillim personal personal në një perspektivë të përjetshme.

Menaxhimi dhe kryerja e suksesshme e Qendrave Sektoriale të Përsosmërisë Profesionale mund të ketë një efekt pozitiv, jo vetëm për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore në degën ekonomike ku ata veprojnë, por edhe nga këndvështrimi i zhvillimit ekonomik rajonal. Duke u bazuar në reputacionin e një Qendre të tillë si një faktor tërheqës, një administratë rajonale ose lokale mund të rrisë tërheqjen e një rajoni duke vendosur politika dhe mjete nga marketingu rajonal.

20 pjesëmarrësit e kursit përshëndetën shumë përpjekjet tona të përbashkëta dhe shprehën dëshirën për t'u përfshirë në aktivitete të tjera të ngjashme për të cilat me siguri do të reagojmë pozitivisht së bashku me Manfredin posa të shfaqet një mundësi e përshtatshme.