Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Dita e parë e punimeve të “Institutit për Gratë dhe Vajzat në Politikën e Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare

Edicioni i I-rë i Institutin për Gratë dhe Vajzat në Politikat Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Sigurisë celi punimet  në ambjentet e Hotel Doro City, Tiranë me 01/10/2019
Në sesionin Inagural nderuan me pranine e tyre e Ngarkuara me Pune e Ambasades se ShBA ne Tirane Leyla Moses-Ones, Znj.Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë, Z. Petro Koci, Zv. Ministër i Mbrojtjes, Z. Galentin Georgiev, Shef i Departamentit të Cështjeve të Sigurisë në OSCE, Prezenca në Shqipëri.

“Instituti për Gratë dhe Vajzat në Politikën e Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare u mundësua nga Zyra e Marrëdhenieve me Publikun të Ambasadës të SH.B.A në Tiranë në partneritet me Qendra për Studimin e Politikave të Zhvillimit Rajonal dhe Lokal_ CRLDS Albania.

Gratë edhe në Shqipëri, si në kudo botë kanë një rol thelbësor për të luajtur në ofrimin e sigurisë dhe proceseve të paqes. Kontributi i këtij Instituti shkon në këtë drejtim, duke promovuar dhe nxitur përfshirjen dhe kontributin më të gjerë të tyre në këto cështje.

Ky institut është shembulli se si mirëpërdoren, ndahen dhe shumëfishohen dijet e fituara nga ish-studentë të programit të shkëmbimit të SH.B.A. Dr. Edlira Titini, Lektore e Universitetit Aleksander Moisiu Durrës dhe ideatore e Institutit është një prej tyre.

Pas sesionit Inagural dita e parë e punimeve të “Institutit për Gratë dhe Vajzat në Politikën e Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare vijoi me Sesionin e parë të punimeve me moderatore Dr.Edlira Titini, Alumnus SUSIs, Ligjëruese e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin "Aleksandër Moisiu" University, Ligjëruese në Universitetin e Tiranës. Në këtë sesion prezantuan Z. Arjan Durmishi, Drejtori Ekzekutiv, Qendra për Studimin e Demokracisë dhe qeverisjes në temën: "Implikimet e politikës së migrimit dhe sigurisë në BE" si dhe Z.Galentin Georgiev, Shef i Departamentit të Cështjeve të Sigurisë në OSCE, Prezenca në Shqipëri në temën: "Agjenda Evropiane për Sigurinë. Roli i aktorëve të përfshirë" . Prezantuesi i tretë Dr. Muqtedar Khan, Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Universiteti i Delaware, USA referoi në temën: "Politikeberja ne fushen e Sigurise ne SHBA dhe Rreziqet per sigurine kombetare". Me tej u vijua me një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes ku kursantet u njohën nga afer me "Arkitekturen e sigurisë dhe zbatimin i Strategjisë Kombëtare të Sigurisë së Republikës së Shqipërisë". Ligjëruesit ju përgjigjën pyetjeve të kursanteve.

Foto nga punimet e dites se pare