Aktiviteti i Prezantimit të Qendrës
Aktiviteti i Prezantimit të “Qendrës së Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal” u zhvillua më 6/11/2012 në ambjentet e Hotel Internacional në qytetin e Vlorës.
Konsideruar faktin, që aktiviteti ishte listuar si një prej eventeve me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësise në të morrën pjesë përfaqësues të struturave qeverisëse si dhe institucioneve, prezent në territor, përfaqësues të organizatave të ndrzshme, pedagogë dhe student te Universitetit Ismail Qemali të Vlorës, artistë dhe intelektual të Qarkut Vlorë.
Fjala Përshëndetëse e Drejtores ekzekutive të Qendrës, zonjes Luiza Hoxhaj
Të nderuar pjesëmarrës!
Në radhë të parë dëshiroj tju falenderoj, që keni ardhur sot këtu, duke ju përgjigjur ftesës sonë. Është kënaqësi për mua të ndaj sot me ju projektin tonë të së ardhmes.
Fillimisht po ju bëj të njohur shkurtimisht objektin e veprimtarisë së Qendrës “Qëndra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal”, të cilin e keni të plotë në materialet që ju kemi shpërndare, i cili është:
- Qendra operon në fushën e zhvillimit rajonal dhe lokal. Impenjimi i saj është promovimi i këtyre politikave me qëllim hartimin e strategjive të integruara të zhvillimit, (në kontekstin kombëtar, ballkanik, mesdhetar, evropian dhe global).
- Qendra propozohet si vendi ku do të promovohen dhe organizohen takime, që trajtojnë temën e zhvillimit të qëndrueshem rajonal dhe lokal.
- Qendra projekton dhe realizon studime dhe kontribon për krijimin, midis aktorëve publik, privat dhe studjuesve të kësaj fushe, prezent në territor, të një rrjeti të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit, dijeve dhe materialeve mbi politikat shumënivelëshe të zhvillimit rajonal dhe lokal në territorin e Republikës së Shqipërisë (gjë e cila nënkupton konsiderimin përvec strategjive dhe politikave të qarqeve dhe njësive përkatëse vendore edhe të Direktivës europiane dhe strategjive kombëtare në këtë fushë);
- Qendra vendos marrëdhënie me organizata analoge vendase dhe te huaja me qellim shkëmbim eksperience, promovimin e praktikave të mira si dhe mbledhjen dhe prezantimin e rasteve të studimit me interes kombëtar, rajonal dhe lokal;
- Qendra vepron si një qendër trajnimi dhe sensibilizimi, për persona dhe grupe te interesuara, brenda fushës së aktivitetit te saj. Ajo organizon dhe promovon seminare, takime dhe konferenca në këtë fushë;
- Në funskion të objektivave të tillë Qendra do të organizoj konferenca dhe seminare, kurse formimi, perfeksionimi dhe përditësimi: duke promovuar studime dhe laboratorë kërkimi, duke promovuar dhe marrë pjesë në projekte me qëllime të tilla, do të publikoj dokumente dhe studime, do të mbledh dhe bëj të qarkulloje informacioni dhe do ti japë impuls aktualizimit të veprimeve të përbashkëta për të arritur qëllimet e saj.
- Qendra mund të aderoj në inisiativa koerente me qëllimin e saj social duke bashkëpunuar me Ente publike dhe private, vendase ose të huaja, perfshi universitetet.
Bazuar në këtë objekt, në funksion të qëllimit të saj për të krijuar komunitetin e nevojshem, që do të realizoj atë, me qëllim krijimin e sinergjisë së nevojëshme, duke realizuar, projekte të përbashkëta, në përputhje me objektin e mesiperm, qendra kërkon në mënyre të vecantë bashkepunimin me operatorët prezent në territorin e Qarkut tonë si ente publike, duke filluar nga bashkia Vlorë si qendra e qarkut, njësi të tjera vendore, përfshi Këshillin e Qarkut Vlorë, si vendi ku projektohen dhe zbatohen politikat e zhvillimit të Qarkut të Vlorës, me operatorët private ata, që janë motor i zhvillimit: sipërmarrjet në nivel qarku, përfaqësuar në këtë takim me dhomën e tregëtisë, me Universitetin Publik Ismail Qemali të qytetit tonë, si qendër e dijes dhe kërkimit shkencor, me ente të pavarura sic është Agjensia Rajonale e Mjedisit, me Agjensine Rajonale të Zhvillimit, me qendrën kulturore “Aulona”, me personalitete të jetës publike vlonjate, me krijues si Piktor, skulptor, arkitekt, poet etj.
Objektivi është të rrisim rritmet e konvergjencës të qytetit dhe qarkut me nivelet me të larta kombëtare dhe me synim për më tej në nivele rajonale. Bashkepunimi është një proces i cili mbas nënshkrimit të marëveshjeve në parim në përputhje me këtë objekt, do të procedohet në vijim rast pas rasti në përputhje me cdo projekt, i cili do të ketë interes të përbashkët.
Në këtë projekt ne jemi munduar të evitojme sa të jetë e mundur efektin slogan, efektin e premtimtit të gjërave, efektin që trumbeton dhe paralajmeron erërat. Do të ketë vetëm gjëra të programuara me durim dhe do të njoftohen vetëm kur ato të jenë mjaftueshmërisht të sigurta se mund të realizohen.
Jemi duke arritur kontakte me të gjithë sektorët ku flitet për rrjetin dhe ku mund të jetë e drejtë dhe e mundëshme për të ndërtuar rrjete të reja. Kush është realisht i interesuar, sic kanë filluar të bëjnë e di që mund të na bashkohet kur të krijojë bindjen se cfarë jemi duke bërë ne cdo ditë.
Ti bashkohesh kësaj inisative është menyra më konkrete për të ndihmuar në ndërtimin e një realiteit të ri duke jetuar një jetë asociative, jo vetëm si përdorues i një sërë shërbimesh, që na ofrohen nga entet tona publike dhe private, por si protagonistë të një projekti inovativ. Ky projekt e bazon forcën e tij në katër gjëra themelore: zemër, ide, dije dhe sensi i mirë. Dëshirojmë ta cojmë përpara këtë projekt. Jemi koherent me atë, që duam të bëjmë dhe do të punojmë fort për të rrënjosur kulturën e të punuarit në rrjete, duke qenë lehtesues dhe agjentë të ndryshimit, duke shfrytëzuar potencialin e pafundëm të dijes, të teknologjisë dhe logjikës, që web 2.0 vendos në dispozicion të kujt e shfrytëzon duke sjellë gjithnjë të mira të përbashkëta për komunitetin.
Sa janë gjërat, në gjendjen në të cilin është vendi ynë, që SME dhe kostumi social kanë nevojë urgjente për tu bërë? Përgjithësisht shumë do të ishte përgjigjia edhe pse inisiativat e ndërmarra dhe që kanë tashmë rezultate konkrete janë të shumta. Një përgjigje me te artikuluar do te jemi ne gjendje ta japin ne harkun kohor te realizimit te ketij projekti. Personat apo subjektet që kanë vendosur të mbë shtesin projektin tonë, të gjithëve se bashku do te na duhet të manifestojmë nevojën që sa më shpejtë të bëjmë dicka konkrete.
Procesi i ndryshimit duhet të na interesojë të gjithëve mbi një kulturë të bashkëndarë dhe të përfshirjes së komunitetit në tërësin e tij.
Individet duhet të konsiderohen si një burim për tu vleresuar, ndërsa roli i institucioneve publike publike është ai i shtimit të kapaciteteve (capabilities), duke furnizuar burime për të lehtësuar vazhdimin e objektivave të përbashkët dhe duke përmirësuar aftësitë për të konvertuar burimet e disponueshme në mirëqënie të rrënjëzuar në kontekstin territorial.
Të vendosur në këtë perspektivë, marrëdhëniet që instalohen midis njësive prodhuese dhe shkëmbimi i dijes varen nga aftësia për të inovuar dhe nga rritja e produktivitetit. Një bërthamë e tillë krijohet më thjeshtë, në fakt në një zonë territoriale apo në një komunitet, që ndajnë të njëjtin objektiv, në një kontekst të prezences së gjerë të faktorëve imaterial si sensi dhe potretizimi i identitetit, besimi, kultura, inspirimi etik. Këto faktorë imaterial përbëjnë të quajturin kapital social, falë të cilit dija bëhet efektivisht burim i bashkëndarë.
Të ndërtosh, në kushtet e urgjencës që kërkon realiteti ynë do të thotë të vendosësh cdo ditë tullë mbas tulle, me miksimin e duhur të shpejtësisë dhe gradualitetit, por edhe me kriterin e cilësisë, kërkon durim dhe forcë të brendëshme për tu investuar personalisht në përmasë të mjaftueshme. Njerëzit, zakonisht të mësuar të duan, të presin apo të pretendojnë, gjithnje, gjithëshka dhe shpejt nga te tjeret, duhet te investohen personalisht, pa qene të prirur vec ndaj gjerave, qe kane kthim te shpejte.
Për të përkrahur dhe trasformuar një ide në një projekt konkrete dhe që shtrihet në kohë nuk është kurrë një gjë e thjeshte. Shpesh tërhiqemi dhe na duken efikase ato fushatat e bukura stil sloganesh dhe reklame të përkryer yjesh, që duken sikur paralajmërojnë revolucion por që shfryhen mbas takimit të parë të programuar.
Vlorë më 06.11.2012
Per me shume ndiq vidion: https://www.youtube.com/watch?v=ErV6Fuc1ZU0