Qytetaria Aktive dhe Edukimi i Vullnetarizmit

Ky projekt lokal u zhvillua në kuadër të projektit Docpie. Projekti Docpie është një projekt i financuar nga Programi Europa për Qytetarët. Projekti Docpie , ku CRLDS është partner, bashkon 15 organizata, universitete dhe bashki nga 13 vende europiane.

Partner: CRLDS Albania në bashkëpunim me Qendrën Rinore Vlorë,

Vendi ku u zhvillua aktiviteti: Pallati i Kultures në qytetin e Vlorës

Koha e mbajtjes: më 15/09/2015, ora 10:00-13:00

Grupi i targetuar: Organizatat rinore të Qarkut Vlorë si dhe vullnetarët e Qendrës Rinore Vlorë

(nxenës të shkollave të mesme dhe studentë universitar si dhe profesionist të rinjë)

Tema: "Qytetaria Aktive dhe Edukimi i Vullnetarizmit, sfida dhe realitete".

Prezantues: Dr. Luiza Hoxhaj

Ju mund të ndiqni prezantimin në Power Point duke klikuar këtu

Pas prezantimit  të  Dr. Luiza Hoxhaj u zhvillua një diskutim aktiv me pjesëmarrësit, mbi temën e referuar:

Të rinjtë sollën, gjithashtu, përvojat e tyre, u treguan histori suksesi, nevojat për ta zgjeruar dhe promovuar vullnetarizmin. Ndërhyrjet e z. Ilir Nikaj, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Rinore Vlorë ndihmuan në orientimin e diskutimit në terrenin lokal.

U evidentua qartë gjithashtu edhe  domosdoshmëria e qasjes ndaj një modeli të vullnetarizmit.

Fakti që takimi përkonte edhe me 65 vjetorin e krijimit në Kalkuta të misionit bamirës prej Nënë Terezës, nuk mund ta linte jashtë diskutimit humanisten e madhe.

Ky aktivitet u bashkëfinancua nga Programi "Europa për Qytetarët"