Publikime

Nga Kosta Barjaba (31/03/2014)
Po bëhen disa vite që mbështetja e studentëve dhe specialistëve ekselentë duket sikur është në axhendën e qeverisjeve në Shqipëri. Por, për fat të keq, asnjëherë, të paktën deri tani, nuk është shkuar më tej sesa retorika jo ekselente për ekselencën. Ky ka qenë gjithmonë një vlerësim i imi. Por takimi me Laura Mersinin, njërën prej yjeve të ekselencës shqiptare, një fizikante kozmologe e rrallë, profesore në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapell Hill, më bindi se koncepti ynë për ekselencën është i vjetruar, i politizuar, nepotik dhe, ç’është më e keqja, korruptiv.

Nga Dr. Perparim Kabo
Artikull i autorizuar për t’u lexuar  në konferencë nga ana e autorit Përparim Kabo, në kushtet e pamundësisë së arsyeshme për të qenë prezent në punimet e konferencës: “Tako Talentet Shqiptare”.
Është thënë se idetë e mëdha vijnë në botë mbi këmbët e pëllumbave. Atëherë ndoshta, nëse do të zgjasnim veshin, do të dëgjonim, në mes të poteres së perandorive dhe kombeve, një zhurmë të lehtë që do t’i ngjante rrahjes së krahëve, do të dëgjonim rrëmujën e ëmbël të jetës dhe të shpresës.

20/03/2014
Intervistë me Luiza Hoxhaj, drejtore ekzekutive e Qendrës së Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe  Lokal (CRDLS Albania). Ajo është një nga organizatorët e konferencës “Tako Talentet Shqiptare – Meet AlbTalents”, që do të mbahet të  më dt 28 dhe 29 Mars në Vlore.

Nga Zamira CAVO
Dilema që qëndron sot mes të rinjve: të rrimë apo të ikim jashtë për të gjëtur punë, është për vendin tonë, dilema e së ardhmes.  A do rigjenerojmë dot risurse të mjaftueshme për të ardhemn e  Shqipërisë apo Shqipëria do të shndërroeht në risurs për të huajt?

Duke si paradoksal ky shtrim i problemit, por është në fakt një problem ndër më madhorët e shoqërisë sonë.

Nga Edlira Cepani
Brain Drain (Rrjedhja ose largimi i Trurit) është një nga fenomenet që kanë prekur shumë vende të botës, në periudha dhe situata të ndryshme dhe si në të gjithë vendet, edhe në Shqipëri, fenomeni i largimit të trurit ka filluar në një periudhë ndryshimesh për vendin.

Që prej viteve ’90, qindra mijëra shqiptarë, janë larguar nga Shqipëria për të kërkuar një jetë të re, një të ardhme tjetër, një shkollim më të mirë. Rreth 26.000 të rinj studiojnë aktualisht jashtë vendit, mijëra të tjerë janë të diplomuar e të punësuar në vende të ndryshme e ndonëse fenomeni i largimit të trurit nuk përfshin vetëm të rinjtë, për kombin më të ri në Evropë, ata janë një nga pjesët më të rëndësishme për një zhvillim optimal të vendit.

Publikuar më 02.09.2012 | 12:34

Nga Silvi Halili  
Prej 13 vitesh, vendi ynë ka hedhur shikimin me shpresën e madhe, për t’u përfshirë brenda “hartës” progresiste e moderne të botës së qytetëruar. Brezi ynë, që është “ndëshkuar” për të përjetuar tranzicionin e 20 viteve, ndihet i lodhur, sepse nuk mund të realizojë projektet e ëndrrat e veta. Në këto kushte, kontingjentet e braktisura e të shpërfillura, gjejnë si rrugëzgjidhje largimin nga vendi. Ky reagim ekstrem përbën një dramë të madhe shoqërore: largimin e inteligjencës.