Projekti "CRDLS Albania International Lectures" – CAIL, Edicioni 2015-2017

CRDLS Albania International Lectures (CAIL) janë një cikëel leksionesh për të sjellë në Shqipëri  protagonistë të mëdhenj të botës shkencore dhe financiare ndërkombëtare.

Kjo është gjithashtu një prej rubrikave, e cila ka vulën e Qendrës së Studimit të  Politikave Europiane per Zhvillimin Rajonal dhe Lokal.  Kjo rubrike do te jete permanente dhe e nderthurrur me disa projekte te tjera, varesisht nga tematika qe mbulojne, por edhe ne forme leksionesh te vecanta publike.

Me keto takime, te prurjeve nderkombetare, te nje niveli te larte shkencor dhe kulturore, CRDLS  kandidohet edhe njehere si interlokutore e besueshme dhe prestigjoze edhe ne nivel nderkombetar, duke u ofruar pedagogeve, studenteve, ndermarrjeve dhe qytetareve mundesine e hapjes se nje  dritareje të re në botën e dijes, duke demostruar, ndërkohë,  potencialin dhe vlerën e shtuar të krijuar nga kjo qendër.

Çfarë është thelbësor në këtë projekt, ka të bëjë me faktin se menjëherë pas ligjëratës fillon debati në temën përkatëse. Në periudhën e ardhshme këto diskutime intensifikohen në Workshope tematike.

Promotore e projektit është  Qendra jonë, CRLDS Albania.

Në varësi të rajonit ku zhvillohen leksionet dhe dialogu për temat respektive Qëndra ndërton partneritetet përkatëse.

Ky cikël është inaguruar nga i ftuari ynë i vecantë: Profesor Alexander Carnera, Copenhagen Business School, me dy leksionet e hapura të zhvilluara në qytetin e Vlorës, në kuadrin e festimeve të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, me datë 6 Nëntor 2012.

QENDRA në përmbushje të prioriteteve të saj për periudhen: 2015-2017 , ku dy nga shtyllat themelore jane “Kultura” dhe “Ekonomia e Dijes”, si dhe në zbatim të planit të aktiviteteve rihapi serin e Leksioneve të hapura, duke vijuar me leksione të tjera:

Në këtë edicion  të dytë, mbas suksesit  të edicioni të pare 2012-2014, janë ftuar protagonistë  gjithashtu të  rëndësishëm:

1- Leksion publik: “Përse Shqipërisë i duhen ‘intelektualë publik”

Qendra CRLDS Albania organizoi në kuadër të Projektit “Docpie” Leksionin publik:  

“Përse Shqipërisë i duhen ‘intelektualë publik”,

Vendi: Hotel Doro City 

Date: 16/04/2015, Ora: 11.00

Leksioni publik u bashkëfinancua nga Programi "Europa për Qytetarët" në kuadrin e projektit "Docpie".

Ligjërues: Dr. Gëzim Alpion, Birmingham University,UK. 

Moderatore: Luiza Hoxhaj

Ky aktivitet ishte një kombinim i dy  rubrikave : “Leksione Publike” dhe “Tako Talentet Shqiptare”.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet, të cilët vinin nga fusha të ndryshme, pasi edhe tema e leksionit ishte gjithëpërfshirëse dhe me interes publik, ndoqën për afërsisht 2 orë këtë leksion shumë interesant, të konceptuar në dy pjesë:  

45 minuta zhvillimi i temës nga Dr. Gezim Alpion dhe  

45 minutat e tjera për pyetje, përgjigje dhe diskutime.

 Vlen për tu theksuar numri i lartë i studenteve, pjesë e auditorit, të cilët demostruan interes të  lartë për temën dhe u angazhuan me pyetje dhe diskutime të shumta.

Në këtë leksion publik, Gëzim Alpion përqëndrohet kryesisht në rëndësinë e intelektualëve në zhvillimin e shoqërisë dhe rolin e universiteteve në krijimin e një inteligjence të ndërgjegjshme për përgjegjësitë e saj. 

Ky aktivitet ju drejtohet: të gjithë personave të interesuar për këtë temë, të gjithë atyre, që aspirojnë për një rol me aktiv dhe më produktiv të aktorëve të rëndësishëm të saj, rol në të cilin duhet të spikasin intelektualët tanë. Kemi shume nevojë për prezencën dhe një dukshmëri më të lartë publike të tyre. Ata nuk mungojnë, por nuk na mjaftojnë. Le ta shumojmë zërin e tyre! 

Biografi e shkurtuar e Gëzim Alpion

Gëzim Alpion u lind në Peshkopi në vitin 1962. Ai ka studjuar në Kajro për BA dhe MA, dhe në 1997 mbrojti doktoraturën në Universitetin e Durhamit. Ai ishte lector në Universitetet e Huddersfield,  Sheefield Hallama, dhe Newman përpara emërimit në vitin 2002 në Departamentin e Sociologjisë  në Universitetin e Birminghamit, ku aktualisht është Drejtor i Sociologjisë, dhe Drejtori I Programeve të Kombinuara në Shkollën e Qeverisjes  dhe Shoqërisë. Alpion është anëtar i bordit të disa revistave shkencore, përfshirë “Celebrity Studies”, që botohet në Routledge. Fillimishtë ai tërhoqi vëmendjen e mediave britanike me botimin dhe vënien në skenë në disa  qytete britanike të dramave  ‘Vouchers: A Tragedy’ (2001) dhe “If Only dhe dead Could Listen’, (2008). Monografia ‘Mother Teresa: Saint or Celebrity’, është botuar në gjuhën angleze nga Routledge në Londër dhe New York (2007), New Delhi, (2008), dhe në gjuhën italiane nga Salerno editrice në Romë (2008). Kjo vepër dhe vëllimet me ese ‘Foregner Complex’ (2002) dhe “Encounters with Civilisations’:From Alexander the Graet to Mother Teresa’, botuar në Indi (2008) dhe në Amerike (2009 dhe 2011) nga Transaction Publications, janë vlerësuar shumë nga kritika akademike. Autor i një numri studimesh në revista shkencore dhe përmbledhjesh akademike, Gëzim Alpion konsiderohet si eksperti më autoritar për Nënë Terezën në gjuhën angleze. Ai ka botuar një sërë artikujsh në disa gazeta autoritare si “The Guardian”, “Hindustan  Times”, “The Middle Est Times”, and “The Hyrriyet Daily News”.


2- Leksion i hapur: “Michel Foucault: Biopolitica - Midis pushtetit dhe etikës”, nga Prof. Aleksandër Carnera, Copenhagen Business School, De. 

 

Qendra në bashkëpunim  me Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tranës organizoi  më datë 18/05/2016, në "Sallën e  Ekselencës" të këtij fakulteti, aktivitetin e saj të radhës: Leksionin e hapur me temë:

“Michel Foucault: Biopolitica - Midis pushtetit dhe etikës”,

nga Prof. Aleksandër Carnera, Copenhagen Business School, De.

Në këtë leksioni të konceptuar në dy pjesë si më poshtë:

Pjesa e parë 45 min: 1. Fuqia gjatë jetës: Lindja e biopolitics - Shoqëria e vetë-menaxhimit.

Pjesa e dytë 45 min: 2. JETA SI NJË FUQI: Etika, Imagjinata dhe si për të marrë vlerat seriozisht (jeta e mirë), si dhe me një seancë Pyetje & Përgjigje ,

Target grupi: morrën pjesë individe që kane interes për temën, me vecanti studentët dhe pedagogët e shkencave politike, filozofisë, arkitekturës, dizajnit, arteve si dhe persona që ushtrojnë një funksion publik.

Profili i shkurtër Prof. Alexander Carnera

 Nga viti 1993 deri në vitin 2000 u regjistrua si doktor i doktoraturës duke përfunduar disertacionin mbi Ligjin, gjuhën dhe estetikën. Puna e parë në Skandinavi analizon ligjin dhe kulturën dhe një fushë më të gjerë duke përfshirë studime mbi estetikën, tregimin dhe njohurinë e heshtur. Titulli i tezës: Rettens alkymi (Alkimia e Ligjit) u mbrojt në qershor 1997 (Samleren forlag).

Nga viti 1997 deri në vitin 2000, zëvendës drejtor i jurisprudencës (ligj dhe etikë) në nivel Bachelor dhe Master në Fakultetin Juridik, Universitetin e Kopenhagës. Ka kryer mësimdhënie dhe hulumtime në hermeneutikë, ligj dhe etikë organizative, ligj dhe fuqi, ligj dhe moral.

Në vitin 2001 u regjistrua si docent pasdiplomik në Departamentin e Menaxhimit, Politikës dhe Filozofisë (CBS) në projektin: "Biopolitika dhe qeverisja në ekonomi dhe në jetën e punës".

Shkurt 2010 mbrojti tezën e doktoraturës (dr.phil). në CBS për biopolitikë (Komisioni për vlerësim: Prof. Ole Fogh Kirkeby, Prof. Pierre Guillet de Monthoux dhe Prof. Håkan Gustaffson). Titulli i tezës: Magnet mbi livet dhe livet som magt. Studier i den biopolitiske ambivalens (Fuqia mbi jetën dhe jetën si fuqi, studime në ambivalencën e biopolitikës). Publikuar po atë vit. Teza heton aspektin ambivalent të strukturave qeverisëse moderne të pushtetit, jetën e punës, jetën shoqërore dhe industritë krijuese (dizajni dhe filmi) karakterizuar nga një ambivalence e vazhdueshme: pushteti dhe liria, qeverisja ekonomike dhe kritika etike dhe estetike. Kjo është dokumenti i parë i doktoraturës mbi biopolitikën në Skandinavi dhe i pari që kombinon studimet mbi pushtetin dhe etikën me fushën e "Ekonomisë kulturore" (ekonomia jomateriale), një kurrikulë që tani është shfaqur si një fushë kryesore në mbarë botën që adreson çështjet mbi ekonominë jomateriale, sociale risi, pedagogji, proceset e të mësuarit, Bashkë-krijim brenda dhe jashtë organizimit, vetë-menaxhim, vetë-kujdes. Për gati dhjetë vjet Carnera ka punuar në këto dhe çështje të lidhura në lidhje me organizimin dhe ekonominë jomateriale, vetëqeverisjen dhe vetëkujdesjen, proceset e të mësuarit, komunikimin estetik, kreativitetin dhe biznesin. Ai ka botuar libra dhe artikuj në gjuhën daneze dhe angleze në revista të ndryshme ndërkombëtare lidhur me këto çështje. 


3. Leksion i Hapur: "A është qasja rajonale evropiane e dobishme kur është fjala për zhvillimin e ekonomisë dhe punësimin? ", nga Prof. Louis Delcart, Bruksel.

Koha: 12 Tetor 2016, ora 12:00

Vendi: Fakulteti Ekonomik i Universitetit "Aleksander Xhuvani" të Elbasanit.

Ligjërues: Prof. Louis Delkart

Moderatore: Luiza Hoxhaj

Në sallën e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit "Aleksander Xhuvani" të Elbasanit, Z. Louis Delcart dha një leksion në lidhje me qasjen rajonale si metodologji për të stimuluar zhvillimin social dhe ekonomik në Evropë. Publiku ishte i përbërë nga stafi i pedagogeve dhe profesorëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Elbasanit. Publiku e vlerësoi paraqitjen e aspekteve të reja të tilla si Credel to Credel dhe Cleantech si mundësi të reja në zhvillimin e biznesit, mundësitë e shumta në  aplikimin e internet of things dhe bashkëpunimin e spirales së trefishtë  në zhvillimin rajonal.


4. Leksion i hapur: “ENTERPRENEURSHIP, DRIVING FORCE IN A DEVELOPING ECONOMY”  

Mr. Louis Delcart ishte ftuar nga CRLDS për të dhënë një leksionet me me temat si vijon:

 “ENTERPRENEURSHIP, DRIVING FORCE IN A DEVELOPING ECONOMY”,

Koha dhe vendi:

Me dt 13/10/2016 për nxënësit e vitit të fundit të gjimnazit Babe Dude Karbunara në qendër të Beratit rreth sipërmarrjes . Të dy mësuesit (ai i anglishtes si dhe i IT) dhe 42 nxënës ndoqen me interes leksionin.

Gjatë dhe mbas Ligjërimit, nxenësit dhe lektori  u përfshinë në një bashkëveprim shumë të gjallë midis tyre në lidhje me mundësitë e reja evropianë për t’u shkolluar dhe roli qe kanë në zhvillimin e bizneseve të reja dhe të plotësimit të nevojave të reja të shoqërisë. Shkëmbimi i ideve shkoi normalisht në sajë të zotërimit te shkëlqyer të gjuhës angleze nga brezi i ri shqiptar.

Me dt 14/10/2016 u zhvillua në ambientet e Qendrës Rinore me të Rinj dhe studente të Vlorës .

Ai u shoqerua ne keto event nga Znj. Luiza Hoxhaj, e cila moderoi aktivitetet.

5. Leksion publik: "Nënë Tereza: Sfidat e studimit para dhe mbas shenjtërimit".

Organizator: Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillim Rajonal e Lokal

Partner: Akademia e Shkencave të Shqipërise, Teatri Kombëtar Eksperimental, Tiranë  

Koha: Dt 26 Maj 2016 

Vendi: Në ambjentet e Hotel Tirana International, Salla Balsha në Tiranë

Ligjërues: Dr. Gëzim Alpion, nga Universiteti i Birmingamit i Britanisë së Madhe, i cili mbajti leksionin publik:

“Nënë Tereza: Sfidat e studimit para dhe mbas shenjtërimit”.

Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillim Rajonal e Lokal organizoi një Leksion publikë mbi vlerat dhe rëndësinë e figurës së Nënë Terezës, Gonxhe Bojaxhiu në prag të shenjtërimit nga Vatikani.

Në një mori detajesh të kësaj figure të njohur, Dr. Gëzim Alpion, nga Universiteti i Birmingamit i Britanisë së Madhe, tërhoqi vëmendjen e një auditori të larmishëm me studentë, klerikë dhe diplomatë, qytetarë, studiues dhe besimtarë.

Dr. Alpion ka studiuar në Universitetin e Kajros dhe mbrojti doktoraturën në Angli, ku ishte lektor në disa universitete, para se të emërohej në Universitetin e Birminghamit.

Libri i tij më i njohur është Nënë Teresa: E Shenjtë apo e Famshme, i botuar në Londër dhe Nju Jork, në Nju Delhi dhe në Romë.  Por dr.Alpion pohoi në Tiranë se ka në dorë një libër të ri për Nënë Terezën.

Ky projekt kuptimplotë e ka zanafillën e tij tek një prej rubrikave më të njohura të Qendrës sonë : Leksione Ndërkombëtare të Qendrës CRLDS.

Ky është ndërkohë edhe eventi i parë në vendin tonë përpara shenjtërimit të Nënë Terezës. 


6. Ongoing
Leksioni mbi zhvillimin e qëndrueshëm dhe shfrytëzimin racional të burimeve natyrore në Shqipëri”, Nga Prof. Niko Pano.

Koha: 30/11/2017
Vendi: Teatri “Petro Marko”, Vlorë

Organizator: Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillim Rajonal e Lokal

Partner: Akademia e Shkencave të Shqipërise, Teatri “Petro Marko” i Vlorës, Bashkia Vlorë dhe DAR Vlore.   

Permes kesaj rubrike dhe kësaj kulture, që zhvillon më tej kapacitetin e kapitalit njerëzor, shkëmbimin e dijeve inspirohen ide të reja bashkëkohore.

CAIL do te vijojë edhe me shumë të ftuar të tjerë, nga Universiteti i Padovas, “Ca-Foscari” i Venecias etj. Leksionet e tjera do të njoftohen rast pas rasti.


Partner kryesor:


Partnere të projektit: