Projekte te mbyllura

Forumi i Dytë i Ballkanit Perëndimor mbi Zhvillimin Ekonomik Rajonal dhe Lokal

 Vendi: Salla "Aula Magna", Universiteti Ismail Qemali i Vlorës.

Koha: 30 nëntor - 2 dhjetor, 2017

Organizator: Qendra për Studime të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal - CRLDS Shqipëri.

Bashkëorganizator: Akademia Evropiane e Rajoneve - EAR-AER,

Partner: Universiteti Ismail Qemali i Vlorës, Këshilli Rajonal i Vlorës, Shoqata Shqiptare e Rajoneve dhe ... shih logon më poshtë.

Mbështetës financiar: Ministria e Infrastrukturës dhe Qeveria e Flanders

Nga 30 Nentor deri më 1 2 dhjetor, 2017 u zhvillua “Forumi i Dytë i Ballkanit Perëndimor mbi Zhvillimin Ekonomik Rajonal dhe Lokal”, në qytetin shqiptar të Vlorës, në bregdetin e Adriatikut, për fat të keq nën rrethana të përmbytjeve.

Projekti "CRDLS Albania International Lectures" – CAIL, Edicioni 2015-2017

CRDLS Albania International Lectures (CAIL) janë një cikëel leksionesh për të sjellë në Shqipëri  protagonistë të mëdhenj të botës shkencore dhe financiare ndërkombëtare.

Kjo është gjithashtu një prej rubrikave, e cila ka vulën e Qendrës së Studimit të  Politikave Europiane per Zhvillimin Rajonal dhe Lokal.  Kjo rubrike do te jete permanente dhe e nderthurrur me disa projekte te tjera, varesisht nga tematika qe mbulojne, por edhe ne forme leksionesh te vecanta publike.

Me keto takime, te prurjeve nderkombetare, te nje niveli te larte shkencor dhe kulturore, CRDLS  kandidohet edhe njehere si interlokutore e besueshme dhe prestigjoze edhe ne nivel nderkombetar, duke u ofruar pedagogeve, studenteve, ndermarrjeve dhe qytetareve mundesine e hapjes se nje  dritareje të re në botën e dijes, duke demostruar, ndërkohë,  potencialin dhe vlerën e shtuar të krijuar nga kjo qendër.

Cikli i seminareve mbi të menduarit e projektues (Disign Thinking)

Partner: CRLDS Albania dhe Three Point Zero, Danimark

Koha: 18-19/01/2017

Vendi: Hotel Doro City, Tiranë

WORKSHOP: "NGA PROJEKTIMI NDAJ NDRYSHIMEVE TË NDRYSHME"

 Ky seminar mbi temën:

"FROM DESIGN THINKING TO TANGIBLE CHANGE: AVOIDING DEAD-END INNOVATION BY INVESTING IN THE FUZZY FRONT-END",

është organizuar nga CRLDS Albania dhe është mbajtur nga Steinar - Valade Amlande, THREE POINT ZERO, Danimarkë më dt 18/01/2017, në ambjentet e Hotel Doro City, Tiranë.

Seminari i adresohet kujtdo që është përgjegjës ose i angazhuar në zhvillimin e produkteve, shërbimeve ose iniciativave - publike ose private - dhe që fokusohet në mënyrën se si mendimi i dizajnit mund të kontribuojë në rezultate më të mira;

FORUMI I PARË I ZHVILLIMIT EKONOMIK RAJONAL DHE LOKAL Vlorë, 10 - 14 Tetor 2016

Forumi pari i Zhvillimit Ekonomik Rajonal dhe Lokal u organizuar nga CRLDS dhe EAR-AER në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës, me Qarkun e Vlorës, me Dhomën e Tregetise dhe Industrise dhe Universitetin e Vlorës, me mbështetjen e Qeverisë Flamande. Ai u mbajt në sallën e Bashkisë së Vlorës, në prani të kryetarit të bashkisë së Vlorës, Z. Dritan LELI.

Forumi i parë për zhvillim ekonomik rajonal dhe lokal u zhvillua pas Reformes Administrative Territoriale në Shqipëri dhe efekteteve te saj fillestare, si dhe në fillimin e fazës së dytë të reformës së decentralizimit në Shqipëri: Reforma për Rajonalizimin e Territorit në Shqipëri.

Ngritja e kapaciteteve të stafit administrativ të Këshillave të Qarqeve

"Zhvillimi ekonomik në praktikë: Nga aftësitë e sektorit dhe standardet profesionale të këshillave rajonale në standardet arsimore, programet e të mësuarit dhe autoritetet e kualifikimeve. Cili rol për Qarkun, CRLDS dhe një agjensi për zhvillim rajonal në krijimin e një sistemi kombëtar të kualifikimeve ".

Me Manfred Ziewers, trajner ndërkombëtar.

Vendi: Hotel "Mondial", Tiranë

Koha: më 29-30 shtator 2016

Trajner: Manfred Ziewers, Traineri Ndërkombëtar

Lehtësuese: Luiza Hoxhaj

Partnerët: CRLDS Shqipëri, Këshilli i Qarkut Tiranë dhe Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë.

Financuar nga: Këshilli i Qarkut Tiranë

Manfred Ziewers, Traineri Ndërkombëtar ofrohet pa pagesë.

Qielli është në duart tona

Në dt 26 Maj 2016, në ambjentet e Hotel Tirana International, Salla Balsha në Tiranë Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillim Rajonal e Lokal organizoi një konferencë mbi vlerat dhe rëndësinë e figurës së Nënë Terezës, Gonxhe Bojaxhiu në prag të shenjtërimit nga Vatikani.

Ky projekt kuptimplotë e ka zanafillën e tij tek një prej rubrikave më të njohura të Qendrës sonë: Leksione Ndërkombëtare të Qendrës CRLDS.

 Ky forum lektrimi është pjesë e projektit të Qendrës  të titulluar sipas një prej shprehjeve të Nënë Terezës:

                                                      “Qielli është në duart tona”

Siparin e projektit, që është ndërkohë edhe eventi i parë në vendin tonë përpara shenjtërimit të Nënë Terezës e celi Dr. Gëzim Alpion, nga Universiteti i Birmingamit i Britanisë së Madhe, i cili mbajti leksionin publik “Nënë Tereza: Sfidat e studimit para dhe mbas shenjtërimit”.

Qytetaria Aktive dhe Edukimi i Vullnetarizmit

Ky projekt lokal u zhvillua në kuadër të projektit Docpie. Projekti Docpie është një projekt i financuar nga Programi Europa për Qytetarët. Projekti Docpie , ku CRLDS është partner, bashkon 15 organizata, universitete dhe bashki nga 13 vende europiane.

Partner: CRLDS Albania në bashkëpunim me Qendrën Rinore Vlorë,

Vendi ku u zhvillua aktiviteti: Pallati i Kultures në qytetin e Vlorës

Koha e mbajtjes: më 15/09/2015, ora 10:00-13:00

Grupi i targetuar: Organizatat rinore të Qarkut Vlorë si dhe vullnetarët e Qendrës Rinore Vlorë

(nxenës të shkollave të mesme dhe studentë universitar si dhe profesionist të rinjë)

Tema: "Qytetaria Aktive dhe Edukimi i Vullnetarizmit, sfida dhe realitete".

Prezantues: Dr. Luiza Hoxhaj

Ju mund të ndiqni prezantimin në Power Point duke klikuar këtu

Projektimi dhe menaxhimi i koncepteve të zhvillimit rajonal

Abstrakt

Shqipëria është në një proces në vazhdim e sipër të decentralizimit. Gjithnjë e më shumë përgjegjësi janë duke u zhvendosur në nivel rajonal dhe lokal. Aktorët publikë dhe privatë të angazhuar në zhvillimin ekonomik rajonal janë më pas të nevojshme për të përmirësuar sistematikisht njohuri të specializuara, metodologjike, aftësitë dhe kompetencat e tyre sociale dhe personale që të jenë në gjendje të jap një kontribut të rëndësishëm në rritjen dhe prosperitetin në rajonet e tyre. Kjo ka rëndësi të veçantë për nëpunësit civilë që punojnë në administratat lokale në mbarë vendin, të cilët janë ende aktorët kryesorë në menaxhimin e koncepteve të zhvillimit lokal dhe rajonal.

Lloji i veprimtarisë: Seminar

Koha e zhvillimit: 30/9 – 01/10/2015

Vendi: Hotel Pavaresia, Vlorë

Trajner: Manfred Ziewers

Lehtesues: Luiza Hoxhaj

Leksion Publik “Përse Shqipërisë i Duhen Intelektualë Publik”

Gamës së aktiviteteve të rëndësishme të Qendrës sonë, CRLDS, i shtohet tashmë edhe leksioni publik me temë “Përse Shqipërisë i Duhen Intelektualë Publik”. Ky leksion u mbajt në ambjentet e Hotel Doro City, në datën 16.04.2015, ora 11.00 nga Dr.Gezim Alpion, lektor në Universitetin e Birmingham me origjinë shqiptare.

Ky aktivitet ishte një kombinim i dy  rubrikave : “Leksione Publike” dhe “Tako Talentet Shqiptare”.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet, të cilët vinin nga fusha të ndryshme, pasi edhe tema e leksionit ishte gjithëpërfshirëse dhe me interes publik, ndoqën për afërsisht 2 orë këtë leksion shumë interesant, të konceptuar në dy pjesë:  

45 minuta zhvillimi i temës nga Dr. Gezim Alpion dhe  

45 minutat e tjera për pyetje, përgjigje dhe diskutime.

 Vlen për tu theksuar numri i lartë i studenteve, pjesë e auditorit, të cilët demostruan interes të  lartë për temën dhe u angazhuan me pyetje dhe diskutime të shumta.

Faqet