Projekte aktive

Tako Talentet Shqiptare - Meet AlbTalents

Përshkrimi  

Projekti: “Tako Talentet shqiptare – Meet AlbTalents” i promovuar nga Qendra CRLDS Albania në bashkëpunim me partnerë, lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare synon të favorizojë një reflektim të thellë të karakterit politik, sociologjik dhe antropologjik mbi madhësinë dhe formën që është duke marrë fenomeni i mobilitetit të gjeneratave të reja dhe mbi perspektivën e qarkullimit të talenteve. Në këtë projekt do të angazhojmë edhe struktura si shoqata të ndryshme bisnesi, kompani apo fondacione të cilat punojnë me personel të huaj apo sa ato thithin të rinjë, që kanë studiuar jashtëe si dhe se sa ato e gjejnë të përshtatshëm kapitalin social vendas?

Qendra nëpërmjet këtij projekti “kandidohet si një laborator kombëtar për monitorimin e fenomenit dhe për  të eksperimentuar politikat e rithithjes se tyre. Të rinjtë, akademike, ekspertë, institucione, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit do të diskutojnë tema dhe zgjidhjet, që do të ndërmerren për të bere te kthyeshme vendimin për të lënë vendin dhe per të kthyer ne vlerë të shtuar përvojën e tyre te fituar jashte vendit.

E gjithë kjo, duke qene te bindur se vetëm nëpërmjet gjeneratave të reja, me energjinë dhe shkathtësine e tyre, aftësinë e tyre për të qenë një urë në mes të tashmes dhe të ardhmes, në mes të territorit të origjinës dhe sfidave globale, mund të kthehemi tek rritja,  duke gjeneruar zhvillim dhe mirëqenie te territorit.