Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Leksion Publik “Përse Shqipërisë i Duhen Intelektualë Publik”

Gamës së aktiviteteve të rëndësishme të Qendrës sonë, CRLDS, i shtohet tashmë edhe leksioni publik me temë “Përse Shqipërisë i Duhen Intelektualë Publik”. Ky leksion u mbajt në ambjentet e Hotel Doro City, në datën 16.04.2015, ora 11.00 nga Dr.Gezim Alpion, lektor në Universitetin e Birmingham me origjinë shqiptare.

Ky aktivitet ishte një kombinim i dy  rubrikave : “Leksione Publike” dhe “Tako Talentet Shqiptare”.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet, të cilët vinin nga fusha të ndryshme, pasi edhe tema e leksionit ishte gjithëpërfshirëse dhe me interes publik, ndoqën për afërsisht 2 orë këtë leksion shumë interesant, të konceptuar në dy pjesë:  

45 minuta zhvillimi i temës nga Dr. Gezim Alpion dhe  

45 minutat e tjera për pyetje, përgjigje dhe diskutime.

 Vlen për tu theksuar numri i lartë i studenteve, pjesë e auditorit, të cilët demostruan interes të  lartë për temën dhe u angazhuan me pyetje dhe diskutime të shumta.

Në këtë leksion publik Dr. Gëzim Alpion u përqëndrua kryesisht në rëndësinë e intelektualëve në zhvillimin e shoqërisë. Fillimisht, Dr. Alpion u ndal në rolin e mendimtarëve dhe intelektualëve në Perëndim gjatë Rilindjes dhe Iluminizmit Evropian. Kjo u pasua nga një përshkrim I shkurtër i influences së disa shrimtarëve ‘autobiografik’, si D. H. Lawrence, James Joyce dhe James Baldwin, dhe studiuesve, si Charles Wright Mills dhe Edward Said, tek ai si student në Egjipt dhe Angli (1985-1997) dhe në botimet e tij shkencore dhe krijuese.

Pas kësaj në ligjëratë u shtjellua konteksti historik në të cilin Max Weber shprehu konceptin kontroversal të ‘value-free’ Social Sciences / Sociology. Duke iu referuar C. W. Mills, Pierre Bourdieu, E. Said, Noam Chomsky dhe Zygmunt Bauman, pastaj vëmendja kaloi në trajtimin e koncepteve si ‘imagjinata sociologjike’, dhe ‘intelektuali publik’, si dhe në analizën e rolit të tyre në shkencat sociale dhe humane në demokracitë perëndimore që nga fundi i viteve 1950-të.

Në fund, Alpion bëri një analize të shkurtër të përpjekjeve të intelektualëve si Faik Konica, Fan S. Noli, dhe Gjergj Fishta për sendërtimin e ‘ndërgjegjes kombëtare’ nga çereku i fundit i shekullit të 19-të deri në shpalljen e Pavarësisë, të sfidave të intelektualeve në faza të ndryshme të shtetit shqiptar, përfshi angazhimin e tyre në politikë, duke përfunduar me disa mendime për situatën e Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Trajtimi i temës nga Dr. Alpion u bë në një mënyrë mjaft tërheqëse dhe origjinale, ndoshta kjo bëri që edhe vemendja e audiencës të shtohej. Audienca ishte mjafte e interesuar dhe ky interes u shfaq përmes pyetjeve si dhe angazhimit serioz në diskutim.

Mbas kësaj dallandysheje të parë jemi optimistë dhe besojmë e shpresojmë, që numri i pjesëmarrësve në bashkëpunime të tilla, në të ardhmen, të shtohet.

Leksioni publik u bashkëfinancua nga Programi "Europa për Qytetarët" në kuadrin e projektit "Docpie".