Konferenca e I-rë ndërkombëtare "Tako Talente Shqiptare – Meet AlbTalents"

Konferenca e I-rë ndërkombëtare "Tako Talente Shqiptare – Meet AlbTalents", si pjese e Projektit "Meet AlbTalents", u zhvillua,  në  qytetin e Vlorës, më datat 28-29 Mars me  Sloganin:

“Kush do gjen, kush do ben, kush do mbrin”..

"Talenti eshte pasioni per te mbritur endrre, qe ben te lumtur njeriun dhe me te pranishem progresin...ndaj te vrapojme pa u rrezuar dhe te ecim pa u ndalur me koken lart dhe me mendjen ne krye"

Konferenca ishte një kontribut në sfidën e përbashkët të shtetit dhe shoqërisë shqiptare për kthimin e profesionistëve në vend si edhe ri-integrimi efektiv i tyre në mjedisin social, ekonomik dhe politik. Kjo nënkupton procesin e përshtatjes në vendin e origjinës me qëllim që njohuritë dhe eksperienca e akumuluar jashtë vendit t’i shërbejnë jo vetëm progresit individual por njëkohësisht edhe progresit të vendit dhe shoqerise sone.   

Vlora nëpërmjet këtij projekti “kandidohet si një laborator kombëtar për monitorimin e fenomenit dhe për  të eksperimentuar politikat e rithithjes se tyre. Të rinjtë, akademike, ekspertë, institucione lokale dhe qendrore, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit do të diskutojnë tema dhe zgjidhjet, që do të ndërmerren për të bere te kthyeshme vendimin për të lënë vendin dhe per të kthyer ne vlerë të shtuar përvojën e tyre te fituar jashte vendit.

Objektivi është që të përmirësojmë të kuptuarit e fenomenit dhe të përshkruajmë aktivitetet dhe veprimet, qe duhen ndermarre për të mbështetur zbatimin e politikave të reja rajonale dhe kombëtare që mbështesin në njërën anë kthimin e të rinjve në vendin tonë dhe nga ana tjetër për të dekurajuar braktisjen e tij nëpërmjet një proces inovacioni dhe zhvillimi të territorit, që mund ti bëj protagonist të rinjtë tane më të mirë.  Duke vlerësuar kontributin e profesionistëve të kualifikuar në konsolidimin e demokracisë dhe ndërtimin e një shoqërie moderne, kjo konference synon të hedhë dritë mbi disa aspekte të ri-integrimit të tyre në Shqipëri.

Periudha e shtrirjes se Edicionit te pare: 2/12/2013 – 30/04/2014.

Data e zhvillimit te konferences:  28 – 29/03/2014

Vendi ku do te zhvillohet: Vlore

Target grupi per pjesemarrje

“Tako Talentet Shqiptare - Meet AlbTalents” u drejtohet te rinjve, sipermarresve, akademikeve, kerkuesve, atyre qe jane duke kryer studimet e doktoratures, te diplomuarve, studenteve  universitare, kryesisht te moshes nga 20-40 vjec, me kombesi shqiptare aktualisht te impenjuar jashte  vendit per qellime studimi apo punesimi, te cilet jane te interesuar te ofrojne kontributin e tyre intelektual brenda grupeve te punes, qe do te krijohen.

Pervec kesaj kjo inisiative i adresohet edhe atyre (ish) emigranteve, qe kane hyre tashme ne Shqiperi (disa prej tyre kane marre perseri rrugen e kthimit, pra ata, qe do te na .thone se si e vleresojne ambjentin e ketushem), ne vecanti por jo vetem fale nxitesave fiskale te parashikuar nga ligji.

Forma e perdorur:  Ligjerata, Intervista, kerkim dokumentar dhe Grupe pune

  • Temat qe do u trajtuan ne konferencen e Vlores jane:
  • Migrimi të rinjëve shqiptar në Evropë dhe jo vetem
  • Në falenderim të gjeneratave të reja
  • Qarkullimi i talenteve: të dhënat, problemet, perspektivat
  • Koha jonë është tani: te ikim apo të qëndrojmë ?
  • Sa Kompanitë shqiptare janë të hapura për talentin ndërkombëtare (Pervoja te kompanive me personel te huaj)
  • Politikat rajonale dhe pervoja te suksesit
  • Metoda "kundereksod" dhe më tej: Politikat dhe perspektivat kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Paraqitja e rekomandimeve per projekt-ligjin dhe dorezimi

Në te dy ditet do u ndertuan katër grupe pune me qellim  

  • Grupi i parë : politikat për qarkullimin e talenteve shqiptare
  • Grupi i dytë: Politikat për të inkurajuar tërheqjen e talentit të huaj
  • Grupi i tretë : Politikat për të nxitur kontributin në rritjen e territorit  të origjinës prej atyre që jetojnë jashtë vendit .
  • Grupi i katërt: Politikat për të promovuar atraktivitetin e territorit, inovacionin dhe zhdervjelltësinë rinore

Në fund Konferenca doli me rekomandime, të cilat mbasi i riperpunimit, duke konsideruar edhe rezultatet e një pyetsori on-line, në temën në fjale, do të publikohen në një botim, i cili do të jetë disponibël edhe on-line në këtë faqe.

Promotor: Qendra e Studimit te Politikave Europiane per Zhvillimin Rajonal dhe Lokal (LOGO)

Partner: Universiteti i Vlores Ismail Qemali (LOGO), Keshilli i Qarkut Vlore (LOGO), Dhoma e Tregetise Vlore (LOGO), Agjensia e Zhvillimit Rajonal Vlore (LOGO), Albanian Giude (LOGO), Albanian Turizem (LOGO).

Sponsor Kryesor: Kompania e Sigurimeve Sigma, Viena Insurance Group (LOGO)

Sponsor te tjere: Western Union (LOGO) dhe Banka Credins (LOGO).

Partner Mediatik: TV 6+1 Vlora, Tv News 24, Tv AS, Revista Monitor.

Për më shumë lexoni në këtë faqe te rubrika e aktiviteteve.

Posteri i Konferences: