Forumi i Tretë i Ballkanit Perëndimor mbi Zhvillimin Ekonomik Rajonal dhe Lokal

Vendi:   Vlorë, Berat, Tirane.

Koha:  01/06/2018 – 31/12/2018. Eventi Final dt 19  - 21 Nëntor, 2018

Organizator: Qendra për Studime të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal - CRLDS Shqipëri.

Bashkëorganizator: Akademia Evropiane e Rajoneve - EAR-AER,

Partner: Universiteti Ismail Qemali i Vlorës, Këshilli Rajonal i Vlorës, Shoqata Shqiptare e Rajoneve dhe ... shih logot më poshtë.

Mbështetës financiar: Ministria e Infrastrukturës dhe Qeveria e Flanders

Nga 19 deri më 21 Nentor, 2018 u zhvillua “Forumi i Tretë i Ballkanit Perëndimor mbi Zhvillimin Ekonomik Rajonal dhe Lokal”, në qytetin shqiptar të Vlorës, në bregdetin e Adriatikut.

Forumi mblodhi më shumë  tridhjete folës nga 15 vende, ndër të cilat akademikë dhe praktikantë nga Shqipëria, Bullgaria, Sllovenia, Mali I Zi , Serbia, Croacia, Kosova, Rumania, Italia, Belgjika, Hollanda, Zvicra, Maqedonia dhe Spanja në sallen “Vlora” të Hotel Internacional, Vlorë.  

Forumi u nderua nga prania e ish-presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian dhe anëtarit të nderit të AER-it, z. Henri Malosse si dhe Prefektit të Vlorës dhe atij  të Beratit, Kryetarit  të Bashkisë Vlorë dhe Kryetares së Bashkisë Ura Vajgurore.

Forumi u organizua nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Rajoneve, Universitetin Ismail Qemali të Vlorës, Këshillin Rajonal të Qarkut Vlorë, Bashkinë Vlorë, Qendrën Rinore Rajonale të Vlorës dhe u zhvillua nën patronazhin, mbështetjen dhe bashkëpunimin strategjik të shumë organizatave ndërkombëtare, europiane dhe të Ballkanit Perëndimor si OECD, Ersa, RSA, Rrjeti i Ballkanit Perëndimor etj.

Edicioni 2018 u mbështet përsëri nga Qeveria e Flandërëve. Është merita e  Qendrës për Studime të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal që ka mbledhur këtë grup të fortë folësish dhe ka bindur sponsorët dhe komitetin akademik të lartpërmendur si dhe ka zhvilluar përmbajtjen gjatë këtyre tre ditëve të frytshme.

Ju mund te konsultoni dokumentet si vijon:

  1. Në vijim mund të shihni folësit dhe momente të Forumit përmes imazheve: Kliko këtu
  2. Për më shumë rreth edicionit të tretë të forumit kliko këtu.
  3. Njihu me raportin e FoRLEd 2018, duke klikuar këtu.

Organizator

Bashke-organizator:

Me mbeshtetjen e:

  

Partner: