FORUMI I PARË I ZHVILLIMIT EKONOMIK RAJONAL DHE LOKAL Vlorë, 10 - 14 Tetor 2016

Forumi pari i Zhvillimit Ekonomik Rajonal dhe Lokal u organizuar nga CRLDS dhe EAR-AER në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës, me Qarkun e Vlorës, me Dhomën e Tregetise dhe Industrise dhe Universitetin e Vlorës, me mbështetjen e Qeverisë Flamande. Ai u mbajt në sallën e Bashkisë së Vlorës, në prani të kryetarit të bashkisë së Vlorës, Z. Dritan LELI.

Forumi i parë për zhvillim ekonomik rajonal dhe lokal u zhvillua pas Reformes Administrative Territoriale në Shqipëri dhe efekteteve te saj fillestare, si dhe në fillimin e fazës së dytë të reformës së decentralizimit në Shqipëri: Reforma për Rajonalizimin e Territorit në Shqipëri.

Udhëtimi ynë i takimeve dhe konferencave të Qytetit, pjesë integrale e Forumit,  në katër qarqe të vendit: Qarqet: Tiranë, Elbasan, Berat dhe Vlorë, na dhanë mundësi të përjetojnë dhe eksplorojmë përvojat dhe praktikat më të mira që tregojnë, se si zhvillimi ekonomik rajonal dhe lokal, mund të konsiderohet si një mjet për të zbatuar në mënyrë eficiente në nivel lokal dhe rajonal axhenden e re lidhur me zhvillimin rajonal dhe lokal.

Në këtë forum ishin të pranishëm dhe kontribuan në mënyrë aktive: Olvi Merkaj, drejtor i kabinetit të kryetarit të Këshillit të Qarkut të Vlorës, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Vlorë Z. Arben Breshani, Agron Gjipalit, Sekretar i Këshillit të Qytetit, Pedagoge nga Universiteti Pavarësia i Vlorës, Stafi i Agjencisë Rajonale të Zhvillimit Ekonomik Nr. 4, Qendra Rinore Vlore, perfaqesues nga administrata publike, student dhe shumë organizata të shoqërisë civile.

Znj. Hoxhaj hapi debatin e Forumit me njoftimin se riorganizimi i komunave në vend nga 400 në 63 krijuan mundësinë e një mjeti të fuqishëm rajonal të zhvillimit ekonomik në Shqipëri, i cili duhej të shfrytëzohej.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, z. Dritan Leli, përshëndeti AER-AER në Vlorë dhe theksoi për detyrën e re të komunave të zgjeruara duke disponuar tani mjetet e nevojshme për të elaboruar një politikë reale në zhvillimin rajonal.

Znj. Oncioiu prezantoi mundësite që mund të realizonin fondet evropiane të zhvillimit rajonal.

Dy prezantimet e tjera u realizuan nga Znj. Anila Hitaj, përfaqësuese e Këshillit të Qarkut Vlorë dhe nga Znj. Zamira Agalliu Presidente e Legambiente Vlorë. 

Më tej u vijua me takimin  në Këshillin e Qarkut Vlorë, ku u bashkëbisedua me Kryetarin Z. Sadrit Danaj dhe stafin e Këshillit të Qarkut.

 

http://crlds.org/sq/aktivitete/forumi-i-par%C3%AB-i-zhvillimit-ekonomik-rajonal-dhe-lokal-vlor%C3%AB-14-tetor-2016

Në pasdite "Forumi për Zhvillimin Rajonal" u zhvendos në ambientet e Qendrës Rinore të Vlorës me dy ligjërata në lidhje me aspekte të ndryshme nga folësit e rinj shqiptarë.

M. Louis Delcart përfundoi më pas me një leksion mbi Sipërmarrjen që u vlerësua shumë nga audienca e re.

http://crlds.org/sq/aktivitete/prezantimi-i-crlds-dhe-ear-aer-n%C3%AB-qendr%C3%ABn-rinore-t%C3%AB-vlor%C3%ABs-14-tetor-2016

Forumi u parapri nga konferencat e qyteteve të mbajtura në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Beratit.

Konferenca e parë e përbashkët në Shqipëri e EAR-AER dhe CRLDS Albania

11 Tetor 2016 Tirane

Në ditën e dytë të misionit të gjetjes së fakteve në Shqipëri të EAR-AER dhe CRLDs Albania u organizua një konferencë në temën:

"Është qasje rajonale evropiane e dobishme kur është fjala për zhvillimin e ekonomisë dhe punësimin? "

Konferenca u organizua në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës (CCIT) nga CRLDS me mbështetjen financiare të Qeverisë Flamande.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Këshillit të Qarkut të Tiranës, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, nga Qarku dhe Bashkia e Tiranës, nga Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë, nga CRLDS Albania, nga Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Shkencave Natyrore), Agjencia për Planifikimin e Territorit, etj

http://crlds.org/sq/aktivitete/konferenca-e-par%C3%AB-e-p%C3%ABrbashk%C3%ABt-n%C3%AB-shqip%C3%ABri-e-ear-aer-dhe-crlds-albania

Konferenca me temë: "A është një përqasje rajonale evropiane e dobishme kur është fjala për zhvillimin e ekonomisë dhe punësimit?"

12 Tetor 2016

Në ditën e tretë të  misionit faktgjetes EAR-AER ne Albania, anëtarët e bordit erdhën në Elbasan për një konferencë të dytë të misionit me temë: "A është qasja rajonale evropiane e dobishme kur është fjala për zhvillimin e ekonomisë dhe punësimit? "

Konferenca u organizua nga CRLDS Albania dhe Akademia Evropiane e Rajoneve në bashkëpunim me Universitetin "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit.

Aktiviteti u mbajt në Qendrën multimodale të universitetit "Aleksandër Xhuvani" të këtij qyteti.

Në audiencën e vëmendshme, ishin të pranishëm përfaqësues nga Universiteti "Aleksandër Xhuvani", të Elbasanit, Fakulteti i ekonomisë dhe Fakulteti i mjekësisë, nga Këshilli i Qarkut të Elbasanit, nga Administrata Tatimore në Shqipëri dhe anëtar nga Bordit i Drejtorëve të CRLDS, nga Agjencia e zhvillimit ekonomike të Elbasanit, nga Qendra multimodale e Universitetit si dhe nga ekipi i AER-AER.

http://crlds.org/sq/aktivitete/konferenca-me-tem%C3%AB-%C3%ABsht%C3%AB-nj%C3%AB-p%C3%ABrqasje-rajonale-evropiane-e-dobishme-kur-%C3%ABsht%C3%AB-fjala-p%C3%ABr

 Në mbasdite ne sallën e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit "Aleksander Xhuvani" të Elbasanit, Z. Louis Delcart dha një leksion në lidhje me qasjen rajonale si metodologji për të stimuluar zhvillimin social dhe ekonomik në Evropë. Publiku ishte i përbërë nga stafi i pedagogeve dhe profesorëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Elbasanit.

http://crlds.org/sq/aktivitete/leksion-i-hapur-%C3%ABsht%C3%AB-qasja-rajonale-evropiane-e-dobishme-kur-%C3%ABsht%C3%AB-fjala-p%C3%ABr-zhvillimin

Konferenca e tretë në Shqipëri e EAR-AER dhe CRLDS në Shqipëri.

13/10/2016, Berat

Dita e katërt e misionit te faktgjetjeve në Shqipëri solli ekipin e EAR-AER dhe të CRLDS Albania në Berat. Ekipi u prit në ambientet e Prefektit të Qarkut të Beratit.

Publiku përmbante stafin e Këshillit të Qarkut, stafin e Bashkisë dhe të Prefektit të Qarkut, te DAR etj. ku ndër të tjera mund të përmendim zëvendës-kryetarin e bashkisë së qytetit, Z. Clirim Brisku, zëvendës kryetar i Bashkisë Berat, zëvendës-kryetaren e bashkisë së Beratit, zonja Teuta Mucogllava, zëvendës kryetar i Këshillit të Qarkut, Z. Kastriot Rrapaj, Sekretarin i Përgjithshëm i Prefetit të Beratit, z Redin Kusta. 

http://crlds.org/sq/aktivitete/konferenca-e-tret%C3%AB-n%C3%AB-shqip%C3%ABri-e-ear-aer-dhe-crlds-n%C3%AB-shqip%C3%ABri

Mbas takimit me aktorët lokalë, veprimtaria e të cilëve ka impakt në zhvillimin ekonomik rajonal dhe lokal, përfaqësues të EAR-AER dhe CRLDS Z, u zhvendosën në ambjentet e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, ku u priten nga drejtori i gjimnazit Z.   , i cili bëri  një përmbledhje të rezultateve të shkelqyera të këtij gjimnazi elitë të nivel kombëtar. A shprehu kënaqësinë që një përfaqësi e tillë ndodhet në këtë gjimnaz si dhe shprehu vullnetin për të mirëpritur evente të kësaj natyre si dhe shkëmbime të nxënësve, përvojave dhe eksperiencave me simotra të tyre europiane.

Mr.Delcart ishte ftuar më pas për të dhënë një leksion për nxënësit e vitit të fundit të gjimnazit Babe Dude Karbunara në qendër të Beratit rreth sipërmarrjes. Ai u shoqerua ne kete event nga Znj. Luiza Hoxhaj. Të dy mësuesit (ai i anglishtes si dhe i IT) dhe 42 nxënës ndoqen me interes leksionin me teme:

“ENTERPRENEURSHIP, DRIVING FORCE IN A DEVELOPING ECONOMY”.

http://crlds.org/sq/aktivitete/leksion-i-hapur-n%C3%AB-gjimnazin-%E2%80%9Cbab%C3%AB-dud%C3%AB-karbunara%E2%80%9D-berat