Forumi i Dytë i Ballkanit Perëndimor mbi Zhvillimin Ekonomik Rajonal dhe Lokal

 Vendi: Salla "Aula Magna", Universiteti Ismail Qemali i Vlorës.

Koha: 30 nëntor - 2 dhjetor, 2017

Organizator: Qendra për Studime të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal - CRLDS Shqipëri.

Bashkëorganizator: Akademia Evropiane e Rajoneve - EAR-AER,

Partner: Universiteti Ismail Qemali i Vlorës, Këshilli Rajonal i Vlorës, Shoqata Shqiptare e Rajoneve dhe ... shih logon më poshtë.

Mbështetës financiar: Ministria e Infrastrukturës dhe Qeveria e Flanders

Nga 30 Nentor deri më 1 2 dhjetor, 2017 u zhvillua “Forumi i Dytë i Ballkanit Perëndimor mbi Zhvillimin Ekonomik Rajonal dhe Lokal”, në qytetin shqiptar të Vlorës, në bregdetin e Adriatikut, për fat të keq nën rrethana të përmbytjeve.

Forumi mblodhi më shumë se njëzet folës nga 13 vende, ndër të cilat akademikë dhe praktikantë nga Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria, Serbia, Croacia, Kosova, Rumania, Italia, Belgjika, Hollanda, Zvicra, Maqedonia dhe Franca në sallen “Rilindja” të Universitetit Ismail Qemali te Vlorës.

Forumi u nderua nga prania e zëvendësministrit shqiptar të Energjisë dhe ish-presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian dhe anëtarit të nderit të AER-it, z. Henri Malosse. Forumi u organizua nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Rajoneve, Universitetin Ismail Qemali të Vlorës, Këshillin Rajonal të Qarkut Vlorë, Bashkinë Vlorë, Qendrën Rinore Rajonale të Vlorës dhe u zhvillua nën patronazhin, mbështetjen dhe bashkëpunimin strategjik të shumë organizatave ndërkombëtare, europiane dhe të Ballkanit Perëndimor si OECD, Ersa, RSA, Rrjeti i Ballkanit Perëndimor etj.

Edicioni 2017 u mbështet nga Qeveria e Flandërëve dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës së Shqipërisë nën kujdesin e Ministrit Damian Gjiknuri. Është merita e zonjës Luiza Hoxhaj, drejtore ekzekutive e Qendrës për Studime të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal që ka mbledhur këtë grup të fortë folësish dhe ka bindur sponsorët dhe komitetin akademik të lartpërmendur si dhe ka zhvilluar përmbajtjen të këtyre dy ditëve të frytshme.

Ju mund te konsultoni dokumentet si vijon:

  1. Në vijim mund të shihni folësit dhe momente të Forumit përmes imazheve: Kliko këtu
  2. Për më shumë rreth edicionit të dytë të forumit kliko këtu.
  3. Njihu me raportin e FoRLEd 2017, duke klikuar këtu.

Organizator

Bashke-organizator:

Me mbeshtetjen e:

  

Partner:

     Këshilli i Qarkut Vlorë      

 

                                                           

     SHOQATA E KËSHILLAVE TË QARQEVE TË SHQIPËRISË

               

Financues të Forumit: