Seminare

Fuqizimi i sipërmarrjeve femërore në zonat rurale  

Është mbajtur më 11-12 shtator 2014, në sallën e trajnimeve të Hotel Bolonjas, në Vlorë, seminari mbi   “Fuqizimin e Sipërmarrjeve femërore në zonat rurale”, organizuar në kuadër të prioritetit të Qendrës për zhvillimin e aktiviteteve trajnuese dhe shkencore, të cilat synojnë rritjen e kapaciteteve menaxhuese të stafit të Qendrës dhe bashkëpunëtorëve të saj si dhe zhvillimin e kontakteve dhe promovimin e dialogut ndërmjet  Qendrës dhe aktorëve publikë, ekonomikë dhe socialë në Qarkun e Vlorës.

Në përputhje me nismat e fundit të Komisionit Europian në lidhje me rajonin e gjërë të Adriatik-Jonit, si dhe iniciativave të projekteve të ndryshme qeveritare në këtë kuadër, seminari ishte vazhdim i një faze të një proçesi të gjatë, në të cilin gjejnë vend në mënyrë të virtytshme dinamika ndërveprimi akademik, kompani dhe institucione, shoqëri civile për ngritjen e kapaciteteve njerëzore, infrastrukturore dhe sociale, për të mbështetur promovimin e një kulture inovative të sipërmarrjeve në nivel rajonal dhe lokal.

Qendra gjithashtu synon të krijojë një partneritet më të gjerë, për nisjen e iniciativave të reja projektuale dhe programeve ndërkufitare të kërkimit, arsimit dhe inovacionit në fushën e sipërmarrjes.

Në seminar morrën pjesë 15 vetë, staf i Qendrës, përfaqësues të Shërbimit të punësimit, të Shërbimit të formimit profesional, qarku Vlorë, të shoqatave të sipërmarrjes femërore në Qark, gra bisnesit, nga fusha e edukimit Universiteti i Vlorës.  Ata në të ardhmen do të përfshihen në zhvillimin e trajnimit në nivel të komunave dhe shkollave, për të nxitur sipërmarrjen.  Kliko këtu për programin e Seminarit.

Në fund  të seminarit u hartuan edhe disa rekomandime të vlefëshme në ketë fushe.

Trajnimi u ofrua nga Trajneri Ndërkombëtar Manfred Theodor Ziewers, cili po mbështet fuqishëm shtyllën e Qendrës, atë të “Capacity building”.  Kjo është një prej mënyrave të mbështetjes së Qendrës shume e vlerësueshme. Lehtësuese e seminarit ishte drejtoria ekzekutive e Qendrës, znj. Luiza Hoxhaj.

Për më shumë mbi Trajnerin në vijim CV e tij.