Roli i Partnerëve Social në Themelimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve për TVET / Të mësuarit gjatë gjithë jetës

Qendra organizoi në datat 19-20 Dhjetor 2014, në ambjentet e Hotel Sokrat, Tiranë seminarin me temë: "Roli i Partnerëve Social në Themelimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve për TVET / Të mësuarit gjatë gjithë jetës".

Në këtë aktivitet morrën pjesë pjestar të stafit të Qendres, bashkëpunëtor të saj, përfaqësues nga struktura publike të cilat mbulojnë problematikën e të mësuarit gjatë gjithë jetës si dhe përfaqësues të organizatave sindikale. 

Trajnimi u zhvillua nga Trajneri ndërkombëtar Manfred Ziewers, i cili , në kuadër të rubrikës: Ndërtim kapacitetesh, po kompleton një cikël të plotë trajnimesh me stafin e Qendrës. Lehtësuese e seminarit si dhe prezantuese e Kornizes kombëtare të Edukimit në Shqipëri, ishte Luiza Hoxhaj.

Shumë aktivitete të Qendres janë hartuar me fokus zhvillimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Ato ofrojnë trajnim profesional ndërkombëtar të përshtatur me kërkesat e vendit. I tillë  është edhe ky seminar. Gjate dy diteve të tij u trajtuan cështje të rëndësishme si:

  •  se si instutucionet e arsimit të lartë dhe ato publike u përgjigjen ndryshimit të shpejtë në tregun e punës,
  • cfarë ndikimi kanë ato në ekonomi dhe se si përballen ato me krizën aktuale.
  • cili është roli i sistemit të arsimit të mesëm dhe të arsimit të lartë si dhe atij të trajnimit profesional në punësim dhe cfarë roli luajnë ato në zhvillimin e përgjithëshëm.

Se si duhet tu japim përgjigje këtyre pyetjeve, ishte në fokus të punimeve gjatë dy ditëve të seminarit tonë. Strategjia e Lisbonës ishte një referencë e rëndësishme për punimet e seminarit, mbasi ajo shënon një kthesë domethënëse në politikat e Komunitetit për arsim dhe trajnim të lartë profesional. Kjo strategji përmbledh rezultatet e një numri të madh kontribuesish për të gjetur një formulë organike të përshtatëshme.