Ekspo e dijes: nje projekt i konstruksionit social

Fushata ndërgjegjësuese për të përfshirë palët e interesuara lokale në Projektin: Expo të dijes një proces social të ndërtimit.

Vlorë më dt 06/11/2012

Ekspo e dijes është nje event kombëtar, i cili u jep zë kujt dëshiron të ndryshoj vendin për mirë”. Jo pa qëllim prezantimi i tij bëhet në Vlorë në këtë 100 vjetor të pavarësisë.

Aktorë të tjerë pjesëmarrës do të jenë: Bashkia Vlore dhe struktura të tjera në nivel vendor, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, Dhoma e tregëtisë Vlorë, Shkolla e mesme artistike Vlorë, krijues dhe shoqata kulturore, Agjensia e mjedisit, Agjensia rajonale e zhvillimit.

Ky projekt do të përmbaj një cikël lekionesh, të mbajtur nga profesorë të nderuar nga Copenhagen Business School, nga Universita degli Studi di Padova dhe nga “Ca Foscari” Universita’ di Venezia, një cikël workshopesh, laboratore dhe studime në terren, botimin e një kolane librash dhe artikujsh dhe përmbyllet me një Konferencë rajonale, e cila duke pasur aktorë jo vetëm njerëzit, që prodhojnë dije por edhe zbatuesit e kësaj dijeje, projektuesit dhe ekzekutuesit e projekteve të zhvillimit, të cilët janë operatorët dhe entet publike e private prezent në territor do të perfundoj me një dokument final, apo më mirë do të ofroj modelin e zhvillimit të përshtatshëm për qarkun tonë. Synimi është të kemi një produkt realist dhe kjo bazohet në gjerësinë dhe cilësinë e aktorëve të përfshirë në këtë proces.

Produktin final do të kemi rastin ta paraqesim edhe përballë autoriteteve Komunitare. Në lidhje me këtë projekt, i cili do të ketë një shtrirje kohore 12 mujore do të kemi rast të flasim në vijim, duke mirëpritur edhe kontributin tuaj gjatë plotësimit dhe zhvillimit të tij.

Sot ftesa për vendosjen e bashkepunimit është e hapur edhe për aktorë të tjerë për të përballuar së bashku sfidën globale, pra edhe tonën për ndërtimin e shoqërisë së dijes e cila bazohet në ekonominë e dijes.

Ekonomia e dijes (knowledge economics) është një disipline e re e teorisë ekonomike, e cila okupohet për dijen si një e mirë ekonomike dhe të efekteve të saj relative si mbi mirëqënien individuale ashtu dhe atë kolektive, ndërsa me shprehjen “ekonomia e formuar mbi dijen (knowledge economy) tregohet një periudhe e re historike: një ndryshim epokal, ashtu sic tashmë ka ndodhur në të kaluaren me ardhjen në ekonomi të industrise se madhe, e cila tani po mbyll ciklin e saj, gjeneron nevojën e një teorie të re ekonomike.

Faza e re historike është karakterizuar nga procese të inovacionit të vazhdueshëm, që kalon nivel më të lartë të formimit, aftësi të nxënies së vazhdueshme, kompetenca të vecanta, që presupozojnë përshtatëshmëri, mobilitet, fleksibilitet dhe investime në sistemin e aksesit në informacion (teknologjik, komercial dhe ligjor), përvecse procedurave të kordinimit kerkimin kompleks aq edhe për projektin, fabrikimin dhe komercializimin e produkteve. Me fjalë të tjera një burim i plotë për “kapitalin imaterial” në diferencë nga periudha e parë e revolucionit industrial, në të cilin rritja ekonomike mbështetej më tepër mbi akumulimin e kapitalit material” si makinat. Instrumenta dhe modele të reja të analizës ekonomike vendosen kështu për të spieguar dhe administruar ndryshimet që gjithnjë e më radikalisht lenë gjurmë edhe në realitetin tonë. Per të realizuar këtë kapërcim na shërben dija?

I pranishëm në aktivitet është Alexander Carnera, prof i Copenhagen Business School, i cili do mbajti leksionin inagurues, i cili celi simbolikisht fushatën sensibilizuese, për tju bashkuar këtij Projekti. Prof. Carnera referoj mbi ekonomin kulturore, inovacion dhe kreaktivitet si dhe një referim për menaxhimin e hapësirës dhe qytetit. Tema e leksionit inagurues është zgjedhur në përshtatje me momentin historik,kur ai u zhvillua: Festimet e 100 Vjetorit të Shpalljes  së Pavarësisë se Shqiperise.